Ish-presidenti
Burimet zyrtare në Egjipt thanë se gjendja shëndetësore e ish-presidentit Hosni Mubarak është përkeqësuar dukshëm këto ditët e fundit. Prej më shumë se një jave ai është dërguar në spitalin e një burgu në Kajro, ku vuan dënimin me burg të përjetshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase familjarët janë lejuar të vizitojnë ish-presidentin në spitalin e burgut.
Njëherësh, afro 200 mbështetës të tij për të dytën ditë me radhë po protestojnë, duke kërkuar që Mubaraku të dërgohet në spital ushtarak ose privat. Shëndeti i tij është në momente kritike që nga dita kur pasi gjykata e dënoi atë me burgim të përjetshëm, pasi e cilësoi fajtor për vrasjet e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011, nga e cila ai u përmbys nga pushteti.