Megjithëse ka dashur të fshihet prapa kapeles, aktorja bukuroshe Charlize Theron nuk e ka pasur të lehtë të kalojë pa rënë në sy. Të shohësh një bukuroshe si afrikano-jugorja Theron me flokë të errët dhe të qethur “zero”, ndërkohë që ajo është një bionde natyrale dhe me flokë të gjatë, duke ecur nëpër rrugët e Beverly Hills, pa dyshim që nuk mund të kalojë pa u vënë re.


Por, në rastin e Theron nuk bëhet fjalë për një zgjedhje të bërë prej saj: në të vërtetë, aktorja ka qenë e detyruar të heqë dorë nga flokët e saj të artë për rolin në filmin më të ri ‘Mad Max: Fury Road’, xhirimet e të cilit do të nisin muajin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.


Ndërkohë, aktorja, të cilën vetëm disa ditë më parë kemi pasur mundësinë ta admirojmë me flokë të gjatë e të artë, gjatë parakalimit në tapetin e kuq me rastin e premierës së filmit të saj, ka dashur t’i fshihet sa është e mundur syrit të mediave. Por për një yll kinemaje të kalibrit të saj, kjo është praktikisht e pamundur.  12 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)