Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, mbi Urën e Gjolës, pak kilometra larg Fushë-Krujës. Ngjarja është shënuar rreth orës 2 pas mesnatës, kur një autobot me targa të Kosovës që transportonte solar është përplasur me bordurën e urës duke u përmbysur. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i autobotit, 64-vjeçari Spiro Kumaraku, nga Ura Vajgurore.


Si rezultat i përmbysjes tërësisht të mjetit të ngarkuar me naftë bruto, cisterna e naftës ka zënë rrugën duke bllokuar për disa orë trafikun, ndërsa kabina ka përfunduar poshtë urës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa paraprakisht mendohet se përgjumja e shoferit mund të jetë bërë shkak për humbjen e kontrollit nga ana e tij.


12 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)