Lërini mënjanë hatërmbetjet

Ja si të keni një lidhje të fortë e të shëndetshme

Zënkat dhe mbajtja mëri mund ta detyrojnë partnerin t’ju lërë pas dore dhe t’i përkushtohet dikujt tjetër që e bën të ndihet i lumtur dhe i vlerësuar

Nëse besoni se partnerit tuaj nuk i intereson asgjë, atëherë gaboheni. Ai sheh gjithçka me imtësi, madje edhe qimet më të vogla që u kanë dalë në këmbë dhe mbi buzë

Kush ka thënë që meshkujt nuk janë të ndjeshëm? Nuk është e vërtetë, janë që ç’ke me të, por për gjëra të ndryshme. Reagojnë ndryshe nga femrat sipas situatave, ndjenjave, fjalëve, sjelljeve. Edhe ata ndihen të plagosur, të poshtëruar, të keqtrajtuar, të lënë pas dore dhe të pakuptuar. Shpesh femrat nuk e vënë re këtë gjë, edhe pse në një farë mënyre janë shkaktaret e vuajtjeve të tyre. Duke e mërzitur me zënka dhe duke mbajtur mëri të jeni të bindura se ai do t’u lërë pas dore dhe do t’i përkushtohet dikujt tjetër që e bën të ndihet i lumtur dhe i vlerësuar. Natyrisht që nuk bëhet fjalë vetëm për seksin. Ja cilat janë gjërat që meshkujt (të gjithë pa përjashtim) urrejnë te femrat dhe se janë të aftë të shkatërrojnë një dashuri dhe të shuajnë pasionin më të zjarrtë.

Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi vetes. Një martesë e mban gjallë pasioni dhe dashuria. Tregohuni të kujdesshme edhe ndaj detajeve më të vogla, për të mos u bërë pishman më vonë

Kur fejohen ose martohen, femrat janë të prirura t’i konsiderojnë meshkujt skllevër. “Eja më merr në filan vend, shoqëroje pak mamanë time tek okulisti, rregulloje pak lavamanin se pikon, çoji fëmijët në shkollë, sistemoje pak shtëpinë, nxirri jashtë biçikletat e fëmijëve, fute makinën në garazh, ji i sjellshëm me mikeshat e mia kur vijnë për darkë, pse duhet ta shohësh ndeshjen e futbollit në televizor”. E gjitha kjo është e padurueshme!. Ai nuk është shërbyes, por partneri që e keni zgjedhur për të kaluar jetën. Femrat janë të prirura të përfitojnë nga situata për të marrë hak, sepse zakonisht të gjitha punët e shtëpisë presin ato, madje edhe kur ulen për të ngrënë burrat japin gjithmonë urdhra në tavolinë të tipit, “ma jep pak kripën”, ndonëse e kanë para syve. Presin duart e grave që t’u përgatisin gjithçka. Por edhe meshkujt nuk mbeten pas. Ata i urrejnë skenat që bëjnë femrat, zënkat në publik dhe mosmarrëveshjet përpara miqve. Kështu që vëreni vath në vesh: asnjëherë mos e kritikoni partnerin para peronave të tjerë, sepse është gjëja që e ofendon më shumë. Nëse dëshironi t’i bëni të ditur ndonjë gjë që nuk ju pëlqen, gjeni mënyrën, kohën, vendin dhe gjuhën e duhur.

Çdo njëri prej nesh familjen e ka të shenjtë. Për meshkujt nëna është idhull. Nuk ka rëndësi nëse djali nuk e do apo nuk shkon mirë me të. Ju nuk duhet ta ktheni këtë situatë në favorin tuaj. Nuk keni asnjë të drejtë t’ia përmendni nënën, sepse nuk do të bëni gjë tjetër veçse t’i acaroni edhe më shumë marrëdhëniet. Keni ndonjë kritikë për t’i bërë për familjen? Lërjani atij këtë çështje dhe nëse gjatë atij momenti jeni dëshmitare, jepni edhe mendimin tuaj. Kjo do të ishte mënyra e vetme për të përmbushur qëllimin që keni dhe për të mos e ofenduar partnerin. Gjëja që meshkujt urrejnë më shumë në një lidhje është gjykimi. Ju nuk duhet të guxoni ta bëni diçka të tillë.

Duhet pranuar se arsyeja është pika më e fortë te një individ. Kështu, nëse herë tjetër ju shkon ndërmend ta përgjoni, të kontrolloni celularin e tij, të rrëmoni në gjërat personale, të zbuloni fjalëkalimin e “e-mail”-it, duhet ta dini se kjo gjë u shkon ndërmend edhe meshkujve. Nëse jeni xheloze dhe keni frikë se mos partnerin tuaj ua merr një tjetër, ai aludon se jeni ju e para që mund ta tradhtoni atë dhe dashurinë që ju lidh.

Gabimi më i zakonshëm dhe më i përhapur është që femrat bëjnë në një lidhje është: që dëshirojnë të ndërrojnë partnerin e tyre. Ky nuk është vetëm një gabim trashanik, por edhe shumë i përsëritur nga femrat. Keni rënë në dashuri me partnerin tuaj? Nëse po, atëherë duket që ju ka pëlqyer siç ishte. Tani nuk ju pëlqen më? Kjo gjë tregon se nuk jeni më e dashuruar me të. Mos i tregoni se çfarë mendoni, me kë duhet të rrijë, si të vishet apo ç’lloj pune të zgjedhë. Ai nuk është një krijesë pa mend, do ta kuptojë në ajër se ç’po përpiqeni t’i thoni dhe nuk do të hezitojë t’ua përmbushë dëshirën. Ndjenja nuk kanë vetëm femrat, madje gaboheni nëse mendoni kështu. Edhe meshkujt ndihen të lënduar për atë që mund të thoni, bëni ose jo në intimitet ju. Fakti që shtireni në shtrat do ta bëjë të ndihet i përdorur, i ndyrë, jo i dëshiruar dhe i pëlqyer nga ju. Bëjini mirë llogaritë dhe mësoni ta jetoni seksin në mënyrë të barabartë. Nëse jeni nga ato femra që besoni se partnerit tuaj nuk i intereson asgjë, atëherë gaboheni. Ai sheh gjithçka me imtësi, madje edhe qimet më të vogla që u kanë dalë në këmbë dhe mbi buzë. Sheh gjithashtu edhe çorapet që vishni, getat, tutat e gjimnastikës, pizhamet me arushë. Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi vetes. Një martesë e mban gjallë pasioni dhe dashuria. Tregohuni të kujdesshme edhe ndaj detajeve më të vogla, për të mos u bërë pishman më vonë.

 

Detaj

Paramendimet

Duhet pranuar se arsyeja është pika më e fortë te një individ. Kështu nëse herë tjetër ju shkon ndërmend ta përgjoni, të kontrolloni celularin e tij, të rrëmoni në gjërat personale, të zbuloni fjalëkalimin e “e-mail”-it, duhet ta dini se kjo gjë u shkon ndërmend edhe meshkujve

Autor te 12 Qershor 2012. Ndryshe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Llanaj

    Kush eshte autori i ketij artikulli? Une them qe duhet te jete patjeter nje mashkul. Duket qarte qe shikon me ‘lupen’ e nje mashkulli dhe gjykon po me kete kendveshtrim.
    Desha te relativizoja pak kete artikull: nuk ka te beje me gjinin, qe nje njeri (te jete mashkull apo femer) te shqetesoj partnerin ose partneren. Ketu ka shume faktore qe mund te nderhyjne: nje njeri mund te jete i stresuar dhe pa dashje streson edhe personin qe ka me afer. Varet shume nga karakteri i personi, nga edukimi ose edhe nga rrethana te tjera, siç mund te jene puna jo a adaptshme, nje shef pune qe streson pafund! Pra kjo nuk varet nga gjinia sepse te stresuar ka edhe meshkuj edhe femra. Varet, pse jo, edhe nga inteligjenca dhe kapaciteti i nje individi te kete empatine e duhur, kapacitet pranimi dhe kompromisi: ketu jemi ne temen e inteligjences emocionale qe nuk ka kuptim t’i ndajme ne mashkull-femer. Inteligjenca eshte asnjeanse.
    Kush eshte rritur ne nje ambient familjar patriarkal, do te tendoje me shume te shohe partnerin/en siç eshte mesuar. Kush ka nje intelekt me te mprehte dhe superon paragjykimet dhe klishete, atehere s’ka pse te shqetesoj burrin apo gruan duke dhene urdhera te pakuptimte. Fjala partner eshte me se e qarte sepse ne aspektin semantik te saj, do te thote ‘ortak’. Dy ortak i ndajne detyrat sipas mundesive dhe nevojave, perfiton nga tjetri, sepse do te ishte oportunist dhe egoist.
    Pra kemi te bejme me kulturen sociale shqiptare qe akoma nuk arrin parametra te barabarta dhe nuk garanton liri te plote midis mashkullit dhe femres.
    Ju lutem, shkruani artikuj shkencore: a keni prova shkencore per keto qe thoni? Ne qoftese sociologet e kan studiuar kete fenomen dhe kan fakte, atehere s’kam ç’te kundershtoj, por thelbi i ketij artikulli mua me duket shume subjektiv. Ndersa nje gazetar profesionist duhet te jete ne gjendje te jete anjeanes dhe te gjykoje ne menyre objektive.
    Klm

  • Rabije

    burrat  vetem kerkojne nga grate e tyre, ndersa ato vete nuk kane asnje detyrim per familjen  dhe  perse gruaja eshte ne pune 16 ore ne dite. Me punet  e  shtepise  perseri  ajo do te merret.Burri vetem te qendroje ulur e  te shohe tv . eshte  shkrim  i vjeter : burrat nen hije  flasin kuvendojne, pika qe su bije se nga grate rrojne…

  • Paela

     
    Plotesisht dacort me  kendeveshtrimi e parafolses  Llanaj,
    Kam shume reserva persa I perket   konceptimit “Skllever” per kodin mashkullor  shqiptar, cmund te thuhet per grate shqiptare  e dedikimit te tyre nder vite, ju lutem  te jemi pak realist. 

    Hatermbetjet/zenkat e kane bazen ne konfikte te cilat smund te zgjidhen me formula pajtimtare te njeanshme e sidomos kjo nga ana e grave.  Nese egziston nje problem ai duhet hapur e diskutuar me bashkeshortin , e jo ta lesh ta kalosh ate  siç pretendon artikulli perndryshe do kete mosmarreveshje te vazhdueshme ,  vetem keshtu te dyja palet analizojne vetveten e lene vend per mirekuptim.
     
    Eshte per te ardhur keq dhe kete e shpreh dhe vete artikulli , nje braktisje  te barazise se preceptimit ne çift . Hatermbetjet e vazhdueshme sjane te dobishme per marredhenien ne çift .  Sa burra shqiptar pranojne te ulen me gruan e tyre ne tryezen e diskutimit  e perpiqen ti japin force civilizimi marredhenies se tyre me argument duke mos evokuar imazhe negative ndaj partneres .  Mendoj shume pak : ))

    Ne kohet e sotme  moderne grate shqiptare japin shume e marrin si rikthim shume pak,personalisht mendoj se sbehet fjale per ndryshim partneresh  sesa per nje civilizim te marredhenies  egzistuese kundrejt primitivitetve te mentaliteti shqiptar.

    Do te desha te komentoja vetem kete fjali:
     Çdo njëri prej nesh familjen e ka të shenjtë. Për meshkujt nëna është idhull…

    Spo I futem filozofise se jetes por vetem Bibles ku thuhet : “Therefore a man shall leave his father and his mother and hold fast to his wife, and they shall become one flesh”
    Pra nje burre ka prioritet prinderit e tij derisa ai jeton me ta , ne momentin qe ai krijon familje priroiteti tij eshte familja e tij , gruaja e femijet. Mos ti ngaterrojme dashurite, nena ka vendin e saj ,  ashtu si dhe gruaja . Nese nje mashkull nuk arrin te krijoje balancen e duhur ,  interpretimi do ishte irracional njera pale do vuaj e kjo seshte e drejte. 
     
    Faleminderit

    • Endri

      Paela, jam nje parafoles, mashkull:-)
      Komente shume interesante: edhe komenit i Rabijes. Me shkriu ajo thenia “burrat nen hije flasin kuvendojne, pika qe su bije se nga grate rrojne…”. Sinqerisht…? Eshte nje fjali qe s’ka kundershtim. Jane nenat qe na pjellin dhe ne shumicen e rasteve nenat (grate, femrat.. si te doni) kujdesen perhere ne edukimin dhe rritjen e femijeve! Pra “…nga grate rrojn(m)e”, ky eshte realitet…te na rrojne grate (nenat, femrat) sepse pa to s’kemi te ardhme!