Aktorja shfaqet në foto me forma “të rrumbullakosura”. Çifti nuk e ka konfirmuar lajmin, por as përgënjeshtruar
Veshje të lehta, syze dielli dhe forma “të rrumbullakosura”. Kështu shfaqet në këtë foto Megan Fox, e cila nuk mund ta fshehë dhe për shumë kohë shtatzëninë e saj.
Prej javësh po qarkullon lajmi se aktorja bukuroshe është në pritje të një fëmije, por as aktorja, as bashkëshorti i saj, Brian Austin Green, nuk e kanë konfirmuar, por as përgënjeshtruar. Megjithatë, siç shihet dhe në foto, bukuroshja Megan nuk mund ta fshehë për shumë kohë, pasi tashmë barku i është rritur dhe duket qartë se ajo është shtatzënë.
12 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)