Presidenti i ri, Bujar Nishani: Do t’i ofroj respektin maksimal opozitës

Presidenti i ri i vendit, Bujar Nishani, në daljen e tij të parë për mediat në këtë post të rëndësishëm, theksoi se është i gatshëm t’i ofrojë respektin maksimal opozitës dhe të gjitha institucioneve në Shqipëri, pavarësisht se nuk ka marrë votën e tyre në votimin e djeshëm.
“Do të doja edhe votën e opozitës në procesin e zgjedhjes, por ajo ka ushtruar të drejtën e sovranitetit të saj. Ajo që është e rëndësishme në fakt është se i ofroj respektin maksimal opozitës, ashtu si edhe të gjithë institucioneve të tjera në Shqipëri”, – tha Nishani.

Më tej presidenti i sapozgjedhur theksoi se, integrimi i mëtejshëm i vendit do të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e axhendës së tij kur të marrë zyrtarisht detyrën, në fund të korrikut, atëherë kur mbaron edhe mandati i presidentit aktual, Bamir Topi.
Ndërkohë, më herët Nishani zhvilloi edhe një takim ndarjeje me stafin e tij në Ministrinë e Brendshme, ku vlerësoi veçanërisht punën e bërë për pasaportat biometrike, regjistrin elektronik por edhe kontributin në luftë kundër krimit.

 

Autor te 12 Qershor 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Tomori

    Sido qofte per 5 vjet ky eshte Presidenti tone, ndaj na takon ta urojme.
    Populli ngeli pa goje, gojet e liga ca fjale i thone: Ka qene mik me Rustem Pecin ne shkolle.
    Me dy gjenerale ne ’97 ne Gjirokaster e cuan, kryengritesit e kapen rob ne burgun e Bences e cuan per te pastruar alet e vune. Shpetuan mire nga ajo pune.
    Urime!

  • Vjosa

    Po sikur e fillove gabim more qerata President. Pse hallin e klanit mafioz te opozite ka populli? Nejse ku dhemb dhembi vete gjuha. Ata jane koleget e tu. Dhe duhet t’i lash kembet jo vetem sales dhe jozefit por dhe rames pa haruar ilirin.
    Behu burre dhe grua deklaro me ze te larte: Nuk do ti sherbej as pozites e as opozites por Populli dhe vetem popullit, Kushtetutes dhe vete kushtetutes. A e di sa i percare eshte populli nga politikanet, vere nje gur ne forcimin e unitetit te tij, hidh syte nga ata qe jane te ngujuar, prish marrveshjet antishqiptare.
    O njeri ky eshte funksioni yt.
    C’pune ke ti me poziten dhe opoziten ata kane punen e tyre. Afroi maksimalen gjykatesit te popullit, prokurorise, bej ne drejetesi ate qe nuk bere kur ishe minister i saj.

  • Golemi

    Nga ky personalitet mund te pritet cdo lloj marrveshje e fshehte, duhet t’i mbajme syte hapur.
    Nuk flas me emocion po me argumente: Per te humbur gjurmet ne kohen e diktatures nderoi mbiemrin, ne regull per te mbijetuar; qe ne ’91 u be antar i PD duke qene oficer i pa deklaruar si anar i PD se nuk e lejonte statusi i ushtarakut; e quajten dosje te zeze ’97 dhe i vune kapak dhe nuk i’u refyen popullit e drejtesise; u be minister ne drejtesie e mbuloi tagjedine e Gerdecit; u vu minister i Brendshem e beri pershesh pushtetin lokal dhe e zvariti ne maksimum ceshtjen e 21 janarit duke mos bashkepunuar me prokurorine.
    E ka ne gjak fshehjen dhe intrigen.

  • Aliu

    Kjo është zgjedhja e Salës dhe kryesocialistit Rama. Për hair Ju qoftë! Një hap para e tre prapa. Shkollë e fortë që nga 1912-ta. Hyn në politikë e bën ç’të duash, se s’ke kujt t’i përgjigjesh. Kjo mund të ndodh vetëm te shqiptarët.Turp!

  • TAJARI

      “RESPEKT MAKSIMAL” NEN SHEMBULLIN E JOZEFINA TOPALLIT .DHE SALI BERISHES Ajo i kap pre zhelesh,Saliu ua ben fytyren si kepuca ,po JU si do ta shprehni respektin, duke i nxier me shkelma ?

  • Stroka

    Bota nuk di ke te ngushelloje.
    Te ardhcim per te mira o Sali Berisha.
    Ishte fundi jot, tu shua kandili dhe pisha.
    Bota me vonese po te njeh, se ti je nje kale pa fre.
    Populli shqiptar te ka njohur qe ne ’97, kur hape varre per cdo vater.
    A do te vije nje dite te japesh llogari?
    Nuk mjafton vetem ajo qe do te jesh njolle e kombit ne histori.
    Je nje antishqiptare i pa shoq, Hitleri per Gjermanine pushtoi boten

  • Nik_kodra

    E ndriti Z. Nishani ne ministrite e tjera qe drejtoi! Kriminaliteti ne vend eshte ne permasa te pa para! Vazhdon biznesi i vrasjeve me pagese sikur nuk ka rend dhe ligj! Ku jane meritat e Z. Nishani qe u emerua president (ai nuk eshte zgjedhur).

    Sigurisht ai eshte i mire per Z. Berisha per ta mrojtur dhe ate nga gjithe ato mekate qe mban ne shpine!

    Nik

     

  • Malesori

    Sali- beu, me vota te vjellura prune ne pushtet vehten. Me vota te pavlefeshme, prune ne pushtet Lulezim B(P)ashen, dje e zgjolle nje antare te LD me biografi te rrejsheme. A nuk miund te prpozoshe nje intelektual te pavarur qe te jete pasqyr e Shqiperise Europiane. Ky president i ngjen nje njeriut si me qene prej Bangladeshit(Muxhiburrahmani) Irakut (Huseini) apo me e pare si i nderi RRahman Morina.