Përballë pasqyrave të varfërisë: Banka Botërore konfirmon analizën e opozitës

KOSTA BARJABA

Kur  programi i Partisë Socialiste publikoi shifrën e frikshme, por reale, se një në dy shqiptarë janë të varfër, nuk e mohojmë që pati edhe skeptikë. Dyshuesit dhe kundërshtuesit e këtij vlerësimi nuk ishin nga qytetarët që blinin bukën me listë. As nga pensionistët, jetesa e të cilëve gjatë tre viteve të fundit, për shkak të rënies së fuqisë blerëse, është përkeqësuar tre deri në pesë herë. As nga fshatarët shqiptarë, 40 për qind e të cilëve kanë më pak se dy dynymë tokë, të pamjaftueshme për t’u punësuar dhe arritur minimumin jetik. Kritikat erdhën andej nga priteshin, nga frëngjitë e zyrave të qeverisë. Por këto kritika u zhvleftësuan javën e kaluar, sapo Banka Botërore botoi studimin mbi varfërinë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi. Ky studim vërtetoi jo vetëm shifrat e varfërisë të publikuara nga opozita, por edhe korrelacionin midis papunësisë dhe varfërisë, për të cilin opozita është shprehur qartë në programin e saj.

 

  1. Banka Botërore vërteton shifrat e opozitës

Për të kundërshtuar programin socialist, zyrtarët dhe ekspertët e qeverisë na tundnin nga mëngjesi në darkë studimet LSMS, thënë ndryshe matjen e nivelit të jetesës, të cilat paraqisnin një ulje të hatashme të varfërisë së shqiptarëve, nga 25.4 për qind në vitin 2002, në 12.4 për qind në vitin 2008. Për t’u siguruar, ata fshiheshin pas bashkautorësisë së Bankës Botërore në këto studime, të cilat, pavarësisht këtij fakti, nuk u kishin shpëtuar lustrimeve. Pak ditë më parë, Banka Botërore na ofroi vetë një vlerësim të varfërisë në Shqipëri. Për nga formati, ky studim ka katër veçori: I) është një studim i mirëfilltë i Bankës Botërore; II) adreson varfërinë në kontekstin rajonal; III) mbështetet në një metodologji të re, ECAPOV, e cila është një bankë të dhënash për matjen e standardit të jetesës së familjeve në vendet e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore; IV) treguesit e varfërisë në çdo vend janë standardizuar për të bërë të mundur krahasimin e nivelit të varfërisë midis vendeve të rajonit, mbi bazën e fuqisë blerëse të popullatës. Në vend që të matemi me Gjermaninë, ky studim na tregon se ku jemi për nga niveli i varfërisë krahasuar me vendet e rajonit. Sipas këtij studimi, niveli i varfërisë në Shqipëri është 62.1 për qind. Nëpërmjet studimit, lexuesi ka mundësi të verifikojë sesi analiza e varfërisë në Programin Socialist është e njëjtë me atë të Bankës Botërore. Madje, sipas të dhënave të studimit të Bankës Botërore, varfëria është më e thellë sesa e paraqet opozita.

 

  1. Nuk ka ulje të qëndrueshme të varfërisë pa ulje të papunësisë

Studimi më i fundit i Bankës Botërore rikonfirmon atë që Programi Socialist e ka formuluar dhe shpallur qartë: korrelacionin midis varfërisë dhe papunësisë. Pra, nuk mund të ketë ulje të  varfërisë, pa uljen e papunësisë. Duke iu referuar burimeve të qeverisë, harta e varfërisë përputhet me hartën e papunësisë. Por nëse u referohemi treguesve zyrtarë të uljes së varfërisë dhe uljes së papunësisë gjatë periudhës 2002-2008, konstatojmë se ndërsa varfëria është përgjysmuar, papunësia është ulur vetëm me rreth 2.3 për qind. Duke i marrë këto të dhëna të mirëqena, rezulton se ritmet e uljes së papunësisë janë mbi 20 herë më të ulëta se ritmet e uljes së varfërisë. Në të gjithë botën, varfëria shkaktohet nga papunësia. Por në Shqipëri, sipas qeverisë, nuk ndodh kështu. Shifrat zyrtare tregojnë gjithashtu se gjatë periudhës 2002-2010, ndërsa mbi vijën e papunësisë “u ngjitën” rreth 30 mijë persona, mbi vijën e varfërisë “u ngjitën”, çuditërisht, mbi 400 mijë persona, pra rreth 13 herë më shumë. Lajmi i mirë që na jep ky korrelacion është se punësimi i një të papuni nxjerr nga varfëria 13 të varfër. Kjo dukuri është logjikisht dhe praktikisht e pamundur. Por menjëherë pas këtij lajmi të mirë, ia beh lajmi i keq: Sipas kësaj logjike, nëse në Shqipëri aktualisht kemi, sipas INSTAT-it, rreth 142 mijë të papunë, pas tyre qëndrojnë rreth 1.8 milionë të varfër. Nuk është rastësi që ky numër të varfërish, sipas Censusit të fundit, përbën rreth 62 për qind të popullsisë së vendit.

 

  1. Shqipëria mbetet vendi më i varfër në rajon dhe Europë

Grafiku i mëposhtëm tregon nivelin e varfërisë, si edhe raportin midis popullsisë së varfër dhe jo të varfër në gjashtë vendet e rajonit. Shqipëria lë pas vetëm Kosovën, por kjo nuk është ndonjë arritje po të kemi parasysh rrethanat specifike të ekonomisë, shoqërisë dhe sistemit të mirëqenies në Kosovë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në këtë kontekst, krahasimet delirante të qeverisë me Gjermaninë apo vendet  e tjera të zhvilluara, janë jo vetëm ironike, por edhe cinike për një popull që vazhdon të mbetet më i varfëri në rajon dhe Europë.

Autor te 13 Qershor 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • sadiku

    U trishtova kur lexova kete artikull.SALA thote jemi afer Gjermanise,Jemi Zvicer e si ka mundesi te jemi mbi 62% te varfer.Kur opozita ka folur per nivele te papunsise dhe te varferise jane anatemuar e ofenduar shume.Ja qe opozita paska EKONOMISE shume te mire ete sakte.

  • Ing-Tirana72

    C`rendesi kane shifrat e qeverise, apo te Bankes Boterore?Shifrat s`i besojne as vete ata qe i japin.Une,rritjen e varferise tek ne e shikoj dhe e ndjej rreth e qark.Minimumi jetik per nje familje me 4 antare eshte 24000lek.A e arrijne kete te papunet?A ja u jep shteti kete nepermjet asistences?Jo.Asistenca per kryefamiljarin eshte 4000 lek/muaj.Romet dhe shume te tjere nuk trajtohen fare me ndihme sociale.TE gjithe keta nuk do ti quaja te varfer,por te mjere.Po familjet ku vetem njeri, burri ose gruaja punon me 15000 ose dhe me pak lek te ardhura ,si do ti quanim?Pa dyshim, shume te varfera.Qeveria ne shifrat qe jep per varferine  ka parasysh te mjeret jo te varferit.Punesimi i nje te papuni do te nxirrte nga varfera 13 te varfer vetem n.q.s. do te punesohej si Kryeminister,deputet .

  • landi firenze

    Sa deme mund ti sjelle nje populli nje i cmendur!

  • landi firenze

    Nuk eshte per tu shqetesuar qe jemi vendi me i varfer ne rajon dhe ne Europe sepse ne keshtu kemi qene.
    Po ne jemi sh me keq se c ishim dhe kete Saliu e quan fitore,….te shkretet shqipetare…