Politikë Zgjedhja e Presidentit Gaiani: Zgjedhja e presidentit, në rrugë kushtetuese

Gaiani: Zgjedhja e presidentit, në rrugë kushtetuese

63
SHPËRNDAJE

Ambasadori italian, Massimo Gaiani, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të ri, Bujar Nishani, u krye në rrugë kushtetuese. “Për presidentin ka dy aspekte, procesi i zgjedhjes së presidentit dhe personi i zgjedhur si President i Republikës. Procesi ishte kushtetues dhe ka pasur dialog mes palëve, nuk kemi asnjë kundërshtim ndaj procesit, ndërsa figura e presidentit është një figurë me nivel të lartë dhe askush s’ka pasur asgjë për të thënë ndaj këtij personi. Unë kam deklaruar se kjo zgjedhje i përket Shqipërisë, jemi thjesht vëzhgues, është zgjedhje e juaj dhe e popullit shqiptar”, tha diplomati italian Gaiani. Nga Durrësi, ambasadori i Italisë në Shqipëri në një diskutim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, e sheh me optimizëm marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gaiani i bën thirrje klasës politike që këta dy muaj duhet të punojnë së tepërmi për të arritur marrjen e statusit të vendit kandidat.