HOROSKOPI – 14 Qershor 2012

Dashi
Do flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do e kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të caktuara. Nëse jeni beqarë, ka pak mundësi që të gjeni personin e duhur. Përsa iu përket shpenzimeve  ka mundësi që të vendosni ekuilibër.

 

Demi
Bëni vetëm pak kujdes me tendencën për të dominuar gjithçka. Në planin financiar duhet më shume maturi. Studiojini mire gjërat para se të merrni vendime. Edhe kujdes me shëndetin nga vapa

Binjaket
Vendosni pak rregull para se të arrini në katastrofë. Kujdes me çdo gjë që do thoni sepse mund te lindin mosmarrëveshje të mëdha. E keni vetë në dorë  pastaj për të zgjedhur metodën e joshjes. Me paratë  do keni mjaft probleme.

 

Gaforrja
Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në  krah dhe do flisni për tema të ndryshme. Tregohuni me të duruar sepse po tentuat të krijoni një  lidhje do lëndoheni. Mos merrni vendime të rëndësishme në planin financiar

 

Luani
Një ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme. Keni nevojë ëpr disa pushime të vogla. Shkëputuni nga njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni të gjeni një ambient të ri. Kujdes për ndonjë problem me punën .

 
Virgjëresha
Ka mundësi të keni një takim vendimtar i cili mund t’iu sjelle lumturinë e kërkuar. Neptuni do iu ndihmoje të zgjidhni disa probleme me paratë. Gjithsesi shmangni operacionet e mëdha dhe shpenzimet.

Peshorja
Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja. Është mirë të mos ngatërroheni  sepse mund ta  pësoni keq. Kujdes me thashethemet. Keni përreth njerëz që ju duan te keqen.

 
Akrepi
Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojeni disa gabime. Tregohuni pak me liberale ne mendimet që keni. Do keni fat, por mundohuni te mos shkëputeni nga realiteti. Me paratë nuk do të keni probleme

Shigjetari
Marrëdhënia juaj ne çift do bazohet tek sinqeriteti sot. Secili nga partneret do respektoje tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni me një çift tradicional, por do tentoni te provoni edhe gjera te reja e te veçanta.

Bricjapi
Shfrytëzojeni sot çdo moment deri ne maksimum dhe tregohuni me tolerante. Mos bini ne pesimizëm por mendoni pozitivisht. Intuita nuk do iu çoje ne rruge te gabuar ne planin financiar. Mos iu besoni te gjithëve.

Ujori
Venusi premton një  ditë të gëzuar. Mendoni vetëm për të sotmen, lëreni pas atë që do vijë më vonë. Neptuni do iu sjellë shumë fat me financat. Gjithsesi mirë është mos ndërmerrni shumë rreziqe dhe mos bëni shumë shpenzime.

Peshqit
Edhe pse nuk do jeni shume ne qejf gjate kësaj dite përsëri do mundoheni të ruani një klime harmonike tek ata që ju rrethojnë. Beqaret nuk do mund t’i rezistojnë dot sharmit të personave që do takojnë

 

Autor te 14 Qershor 2012. Horoskopi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • maximus

    Nuk e kuptoj perse nuk vazhdoni dhenien e horoskopit?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!