Elisabetta Canalis e lidhur me ish-burrin e Sandra Bullock?

Revistat amerikane i kanë shfaqur bashkë, por ish-velina deklaron se është e dashuruar me Steve-O

Elisabetta Canalis magjeps sërish VIP-at e Hollivudit. Duket se “viktima” e radhës së hireve të ish-velinës bukuroshe është Jesse Jemes, ish-bashkëshorti i aktores Sandra Bullock.

Ajo vazhdon të deklarojë se është e dashuruar pas Steve-O, por revistat rozë amerikanë e kanë shfaqur shpesh herë pranë ish-burrit të Bullock.

Historia mund të rezultojë e rrezikshme për bukuroshen Elisabetta Canalis, pasi dihet nga të gjithë se Jesse James nuk është simboli i besnikërisë. Martesa me Bullock ka përfunduar për shkak të tradhtisë së tij. Bullock e ka kapur në flagrancë me një vajzë, ende të paidentifikuar nga shtypi rozë.

16 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 16 Qershor 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry