Fillon zhvatja e UMB-së së Korçës

Ethet e skrapit

Ish-kryeinxhinieri Koblara i bën thirrje bashkisë: Jemi në kohë për ta shpëtuar

Pamje e brendeshme e uzines se UMB ne KorceVjedhje masive të pajisjeve të rënda metalike po ndodhin në uzinën e mekanikës bujqësore në Korçë, një dëmtim kolosal që po shkatërron një prej qendrave më të rëndësishme të industrisë në këtë qytet. E njohur më parë si një prej uzinave më të rëndësishme në vend, ku prodhoheshin pajisjet për hidrovorë apo pompa vaditëse, krahas mjeteve të tjera të përdorimit në sektorin e bujqësisë, kjo uzinë tashmë nuk mbetet as si një relike si shumë të tjera që kanë funksionuar më parë në periferi të qytetit të Korçës. Hipokrat Koblara, i cili dikur ka ushtruar detyrën e kryeinxhinierit në këtë uzinë, tani apelon për vjedhjet masive të makinerive të ndryshme që po kryhen në ambientet e brendshme të kësaj uzine. “Prej të paktën 6 muajsh, uzina e mekanikës bujqësore në Korçë është marrë nën administrim të bashkisë. Por, të paktën që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, kur është vendosur nën administrimin e bashkisë dhe ruhet me rojë private, vjedhjet e makinerive kanë qenë të shumta”, thotë inxhinieri Hipokrat Koblara. Sipas tij, vjedhjet e pjesëve metalike të makinerive të rënda të UMB-së, edhe sikur të ishin të porositura nuk do të arrinin në këtë shkatërrim që ka pësuar kjo uzinë. Dikur me afro 1 mijë punëtorë. Tani vetëm me një grusht të atyre që kanë punuar në këtë uzinë dhe që po përpiqen të shpëtojnë sa të mundin apo së paku të sqarojnë nëse uzina do të ketë fatin e hidhur të TEC-it apo ndërmarrjeve e uzinave të tjera në qytet, që u zhveshën dhe u vodhën fund e krye, apo do të trajtohet si një lloj pasurie qytetare. Inxhinieri Koblara thotë se uzina duhet të kthehet për funksionim dhe ata punëtorë që janë të interesuar mund të rikthehen në të. Por ashtu si pjesa dërrmuese e industrisë së rëndë në qytetin e Korçës edhe UMB-ja duket pa perspektivë. Makineritë e rënda që kishte kjo uzinë ende nuk janë vjedhur plotësisht. Por mania e vjedhjes së metaleve për skrap që ka shkatërruar më parë uzina e fabrika të tjera, mendohet se do ta çojë edhe këtë uzinë drejt shkatërrimit përfundimtar. Inxhinieri Koblara, duke theksuar se tashmë UMB-ja ka kaluar nën administrim të bashkisë së qytetit, si një lloj prone kolektive, apeloi që pikërisht ky institucion i qeverisjes vendore mund të reagojë apo të shpëtojë ç’të mundet e ç’ka mbetur nga kjo uzinë me famë, dikur jo vetëm brenda vendit, por edhe më gjerë në Ballkan.

UZINA - Uzina e mekanikës bujqësore në Korçë ka funksionuar deri në mes të viteve ’90, me rreth 100 punonjës

PRONËSIA - Në fillim të këtij viti, uzina e mekanikës bujqësore kaloi nën administrimin e Bashkisë së Korçës

Vjedhjet - Që nga fundi i vitit 2011, uzina është vjedhur disa herë, edhe pse ruhet me roja private

 

Autor te 16 Qershor 2012. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • tajari

    Hajduti – I paharruar qofsh,o Enver Hoxha qe na bere te pasur! Te paskemi share kot. Po pse ,o i uruar nuk ndertove dhe ca tece, e uzina te tjera. Te dy jemi te kenaqur. Ti qe ndertove e na punesove,po edhe ne qe po pasurohemi.Se,qe ta dish TI,o Enver,une nuk i mbaj te gjitha leket per vete u jap edhe atyre te qeverise.U jap se lodhen duke luftuar ate te shkret korrupsioni.E ..,ma merr mendja se e ke degjuar kete fjale.Po se pate degjuar tathem une .Eshte kanxer i shoqerise,po ne kapitalizem pranohet. Tani rri i qete se do shkul edhe keto makinerite qe kane mbetur tek kjo uzine qe ti mburreshe “kot se koti”