Provimi ka zgjatur për 2 orë e 30 minuta. Pas dy ditësh priten përgjigjet e gjuhë-letërsisë


Maturantët në të gjithë vendin kanë dhënë sot provimin e dytë të maturës shtetërore, atë të matematikës. Provimi ka nisur rreth orës 10:00 dhe ka zgjatur për 2 orë e 30 minuta. Testi përmbante 25 pyetje gjithsej, nga të cilat 13 me alternativa dhe 13 me zhvillim. Lloji i parë i pyetjeve do të vlerësohet me 1 pikë për secilën. Duke u përgjigjur saktë, nxënësit mund të grumbullojnë në total 13 pikë. Pyetjet me zhvillim do të kenë peshë tri herë më të lartë.  Pas provimit, maturantët janë shprehur se testi ishte i nivelit mesatar dhe nuk përmbante asnjë pyetje shtesë nga çelsi i shpërndarë nga MASH, ndryshe nga testi i parë, ai i gjuhë-letërsisë. Ndërsa pritet që maturantët të kryejnë provimet e lëndëve me zgjedhje, nuk kanë dal ende rezultatet e provimit të gjuhë-letërsisë. Sipas autoriteteve të Ministrisë së Arsimit notat e letërsisë do të merren pas 2 ditëve. Ndërkaq ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj ka udhëtuar sot drejt Shkodrës ku është njohur nga afër me procedurat.


16 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)