Shkodër, pranga pedagogut të Juridikut

Policia ka ndaluar pedagogun Fran Qafa, akuzohet për korrupsion

Akuzat për mitmarrje kanë çuar në pranga një pedagog të universitetit “Luigj Gurakuqi”, të Shkodrës.

Policia lokale ka njoftuar se sot është bërë ndalimi i Fran Qafës, me detyrë pedagog në Fakultetin Juridik, të universitetit “Luigj Gurakuqit”.

Të njëjtat burime saktësojnë se pedagogu Qafa akuzohet se merrte lekë nga studentët, për t’i kaluar në provime. Sipas policisë Qafa ishte nën hetim prej disa kohësh, ndërkohë që sot është bërë e mundur dokumentimi i akuzave të ngritura ndaj tij.

Ai është ndaluar nga policia dhe akuzohet për shpërdorim detyre,  korrupsion pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike. Mësohet se hetimet kanë nisur pas denoncimeve të shumta të ardhura nga studentët e këtij fakulteti. Ndërkohë që sot ai është arrestuar në flagrancë duke marrë para nga një student, në këmbim të favorizimit në provim.

16 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 16 Qershor 2012. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • pirro

    bravo Policia – kjo fitorje i ngjan fare bukur vargjet e Nolit: .
    `.kryqezoje kete se vodhi fort pak
    kryqezoje ate se nuk vodhi aspak`

    Fitorja do te behet e plote nese do te kapet edhe ndonje sanitare apo roje qe merr 200 lekesha…
    Sa per ata qe kane rrembyer pasurine e popillit dhe te shtetit shqiptar nuk eshte e nevojshme besoj sepse ata nuk mund t`ua pergjojne dot telefonatat….

  • no_brand

    Shume e pabesueshme. Te kete ne Universitetin e Shkodres vetem nje profesor qe kerkon ryshfet?

  • Ndoc Sukaj

    Mos i ,,Bieni ne qafe,, petagogut pasi ai po i mesonte studentet se si funksionon drejtesia shqipetare……..

  • Selmani UTiranes

    Eshte jo vetem hajdur ordiner por edhe prepotent ekstrem. Nje tip mostre qe vetem kush e njeh nga afer e beson. Njeri negativ dhe pedagog injorant.
    Te tjerat vijne vete

  • eVerteta

    Eshte teper e qarte qe profesorit po i behet nje sulm politik per t’ia ngarkuar atij peshen e korrupsionit qe kryhet ne nivelet me te larta te shtetit dhe te universitetit. E njoh personalisht profesorin, eshte njeri i se drejtes dhe nuk besoj te kete qene nen vezhgim sic thone mediat pasi te gjithe profesoret e tjere te asaj shkolle jane ne ndekje penale, ndersa prof. Frani nuk ka qene me precedent penal.