Mbretëresha e muzikës tekanjoze për ushqimin, mobilet e dhomës së hotelit, etj
Revista “In Touch” ka publikuar së fundmi kapriçot e Madonës gjatë turit botëror, të nisur prej pak ditësh. Revista tregon se këngëtarja është shumë “tekanjoze” dhe kërkon që çdo gjë të bëhet ashtu siç ajo dëshiron. Stafi i saj përbëhet nga 200 persona, mes të cilëve 30 truproja, shef personal, një specialist agopunture, një instruktor për Joga. Ajo kërkon 20 linja telefonike ndërkombëtare, snack rigorozisht vegjetarian, dhoma e saj të zbukurohet me trëndafila të bardhë dhe të kuq, me kërcell të gjatë ekzaktësisht 15 cm. Ndërkohë që dhomat e hotelit, duhet të jenë të mobiluara si shtëpia e saj: “Madonna kërkon që të gjitha mobiliet të hiqen nga dhoma dhe të zëvendësohen me mobiliet e saj personale”, ka bërë të ditur një burim pranë mbretëreshës së muzikës Pop.
16 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)