“Europiani” i aktoreve porno, Danimarkë-Gjermani 13-1

Yjet e filmave me pullë të kuqe të Gjermanisë dhe Danimarkës kanë sfiduar njëra-tjetrën në Berlin me bluzat e kombëtareve respektive të pikturuara në trup

Atmosfera e ndezur e Kampionatit Europian të futbollit ka marrë flakë fare në ndeshjen më të fundit të mes aktoreve porno të dy përfaqësuesve, Danimarkës dhe Gjermanisë, e cila është zhvilluar në Berlin. Të gjitha topless, ose më mirë të themi me bluzat e kombëtareve respektive të pikturuara në trup, falë body painting, ato kanë dhuruar një spektakël të vërtete, që ka folur në mënyrë absolute për skandinavet.


Ndeshja e veçantë u zhvillua në rërën e plazhit dhe përfundoi 13-1 për vajzat e Danimarkës, por zakoni i shkëmbimit të bluzave në fund të ndeshjes, që aplikohet zakonisht në fund të ndeshjeve reale të futbollit, ka qenë i pamundur në rastin konkret, duke qenë se vajzat i kishin pikturuar ngjyrat e kombëtares së tyre direkt në trupin nudo.


Në fushën e lojës u përballën yje dhe ish-yje të skenave të nxehta në filmat porno nga të dy vendet dhe si përfundim, gjermanet e mundura keqas nga skandinavet, e pranuan se atyre u mungoi shumëçka; në sulm dhe mbrojtje. “Danezet ishin shumë më tepër agresive”, – tha në fund të lojës, një prej ‘lojtareve’ të Gjermanisë.  17 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 17 Qershor 2012. Kuriozitete. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry