Pakistan, vritet këngëtarja, kishte sfiduar talebanët

Vajza është qëlluar për vdekje, bashkë me të atin në zonë të mbipopulluar në Peshawar

Një këngëtare e re pakistaneze, e cila kishte braktisur një zonë të kontrolluar nga talebanët për t’iu kushtuar karrierës muzikore, është vrarë bashkë me të atin, në një pazar të mbipopulluar në Peshawar, në veri-perëndim të Pakistanit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga dy persona, të cilët u janë afruar viktimave me një motor dhe më pas i kanë qëlluar nga afër gjashtë herë me armë zjarri.

Ghazala Javed, 26-vjeçare, u bë e famshme në Swat, por iu desh të largohej për në Peshawar pas kërcënimeve të vazhdueshme nga grupe talebanësh.

19 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com

Autor te 19 Qershor 2012. Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry