Përndjekja që u bëhet yjeve të Hollivudit nga paparacët ndonjëherë ka përmasa të atilla, sa i detyron këta të fundit që të marrin edhe masa ekstreme. Kjo i ka ndodhur aktorit të famshëm, Alec Baldiun, i cili është detyruar që të përdorë një çarçaf të madh për të mbuluar fytyrën në mënyrë që të mos fotografohet nga paparacët.


Veprimi i çuditshëm i Balduin vjen vetëm pak pasi ai ishte akuzuar nga një paparac se kishte ushtruar dhunë ndaj tij. Çështja në fjalë është raportuar nga ‘New York Daily News’, shoqëruar bashkë me foton ku shihet Balduin duke i dhënë një grusht paparacit, i cili mesa duket ka qenë i papërgatitur ndaj një reagimi të tillë.

Aktori po dilte nga zyra e licencave martesore të qytetit me të fejuarën Hilaria Thomas, kur është fotografuar nga paparacët.


Ai ka humbur durimin dhe e ka goditur me grusht njërin prej tyre. ‘Dukej si i çmendur’, ka treguar viktima, Marcus Thomas. Ndërsa aktori i famshëm ka treguar versionin e tij në ‘Twitter’: ’Një fotograf thuajse më ka goditur në fytyrë me aparatin e tij fotografik, të gjithë paparacët duhet t’i nënshtrohen torturës së ujit’, – shkruante Balduin.


20 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)