AMBASADORJA MÜLER, MULLIRI PRUSIAN DHE MULLIXHIU BERISHA

ANDREA STEFANI

Projekti i shtetit ligjor në Shqipëri është i dënuar të vuajë jo vetëm prapambetjen e elitës politike vendase, por edhe mangësitë dhe papërgjegjshmërinë e disa diplomatëve të shteteve perëndimore në Tiranë. Pohimi bëhet i detyrueshëm, kur pas dështimit për zgjedhjen e një presidenti konsensual, shikojmë ambasadorë perëndimorë të deklarojnë se nuk paska ndodhur asgjë e keqe. Madje përkundrazi, paska ndodhur një gjë e mirë, janë shmangur zgjedhjet e parakohshme! Një deklaratë të tillë të gjymtë, të zhveshur nga ndjeshmëritë më thelbësore mbi politikën shqiptare, sapo bëri edhe Carola Müler Holtkemper, ambasadore e Gjermanisë në Tiranë. “Parlamenti shqiptar zgjodhi presidentin e ri në një proces kushtetues dhe kjo është më e rëndësishmja. Sigurisht që ne dhe të tjerë kishim shpresuar të arrihej konsensusi… Unë jam optimiste që, si President, ai do të përpiqet të përfaqësojë vërtet “unitetin e popullit”…Procesi ishte korrekt në përputhje me Kushtetutën. Zgjedhjet e parakohshme mundën të parandaloheshin”, tha Müler. Njeriu nuk mund të mos mbetet pa fjalë kur dëgjon një deklaratë të tillë që s’ka asnjë lidhje me prononcimet e derisotme të ndërkombëtarëve. Madje edhe të ambasadores Müler vetë. Sepse a nuk ishin të gjithë ata që me të drejtë sugjeruan me këmbëngulje për zgjedhjen e një presidenti konsensual? Por ja, tani na dalka që presidenti konsensual nuk paska qenë diçka e rëndësishme krahasuar me…shmangien e zgjedhjeve të parakohshme!

***

Si do ishte më mirë për Shqipërinë, të arrinte te një president konsensual, qoftë edhe me koston e zgjedhjeve të parakohshme apo të shmangte zgjedhjet e parakohshme me anë të zgjedhjes së një presidenti jo konsensual? Ne mendojmë se, për një vend me tradita të forta patriarkale dhe tendenca gjalluese autokratike si Shqipëria, opsioni i parë është më i miri. Por ai opsion u shkatërrua me ndryshimet e Kushtetutës më 21 prill 2008. Prandaj edhe ambasadorja Müler ka të drejtë të thotë sot bashkë me Kryeministrin Berisha se zgjedhja e Presidentit u bë “në përputhje me Kushtetutën”. Ajo shton se “kjo ishte më e rëndësishmja”. Në fakt, nuk është ashtu. Më e rëndësishmja ishte që Kryeministri të pranonte konsensusin me opozitën dhe të zgjidhte president jo një delfin të tijin, sikundër edhe bëri. Më e rëndësishmja për demokracinë dhe ndarjen e pushteteve ishte që Berisha të kish ndjekur shembullin e Kryeministres gjermane Merkel, duke zgjedhur president një kandidaturë jo nga partia e saj. Kjo do kish qenë që vetë respektim i germës së Kushtetutës por edhe i frymës së saj. Çudia është se Müler e shikon kryeministrin shqiptar të bëjë krejt të kundërtën e përvojës që vjen nga vendi i saj e megjithatë nuk e ka problem të thotë: mirë!

***

Ndërkaq ambasadorja Müler shfaqet krejt dritëshkurtër të parashohë pasojat e rënda që do të ketë për ndarjen e pushteteve, pra edhe për lirinë e demokracinë në Shqipëri, vendosja në postin e presidentit jo vetëm të një partiaku, por të një partiaku që i përket një partie dhe pushteti me tendenca të rrezikshme autokratike. Është e habitshme sesi ambasadorët gjermanë në Tiranë, po tregohen shumë pak të ndjeshëm për sa i takon zbatimit praktik të parimit themelor të demokracisë liberale që është ndarja e pushteteve. Themi është e habitshme, sepse gjermanët kanë vuajtur nga dhunimi i këtij parimi jo vetëm nën pushtetin totalitar të Adolf Hitlerit, por edhe nën diktaturën bolshevike të instaluar për disa dekada në Gjermaninë Lindore. Prandaj dhe pritej që diplomatët e ardhur prej andej, të ishin më të ndjeshëm ndaj një parimi si ndarja e pushteteve, dhunimi i të cilit, nuk mund të mos bëhet gjenerator i qeverive absolute dhe shtypëse. Por nuk është vetëm përvoja e hidhur. Është dhe një tjetër përvojë e shkëlqyer, ajo e shtetit ligjor që në kohën e Prusisë, që duhet t’i bënte diplomatët gjermanë, fanatikë të ndarjes së pushteteve. Fëmijët shqiptarë mësojnë sot, nga libri i gjuhës i klasës së 5 fillore, një fabul mbi perandorin prusian që donte të ndërtonte një pallat në truallin ku ngrihej një mulli, pronë private e një mullixhiu (moler). Pasi mullixhiu kërcënoi se do t’i drejtohej gjykatës, Perandori u tërhoq. Një mrekulli e tillë ishte rrjedhojë e ndarjes së pushteteve. Një mrekulli që edhe Hegel e përmend si “fabula e Müler” dhe që ndodhi në truallin gjerman kur Gjermania ende nuk ekzistonte, pikërisht për shkak të ndarjes së pushteteve. Por që në Shqipëri nuk por gjen zbatim edhe sot në Mileniumin e ri, pikërisht për shkak të mosndarjes reale të pushteteve. Nja katër vjet më parë, ishte edhe paraardhësi i Müler, ambasadori Bernd Borchard, që mbështeti me entuziazëm të pazakontë ndryshimet e Kushtetutës, ndonëse disa zëra në median dhe politikën shqiptare parathanë se një “reformë” e tillë, do kishte si rrjedhojë kapjen edhe të postit të presidentit nga cilido të ishte në qeveri. Dhe ja ku jemi tani: kemi një president të kryeministrit. Borchard nuk ndodhet më në Tiranë dhe askush nuk mund t’i kërkojë llogari atij për këto që po ndodhin dhe që nuk mund të mos lidhen edhe me atë diplomaci aspak në frymë perëndimore të ndjekur prej tij në këtë rrafsh. Ndërkaq nuk mund të mos konstatojmë me shqetësim konfliktin mes misioneve relativisht afatshkurtra të diplomatëve dhe ndikimit të tyre të pazakontë në vendimmarrje me rrjedhoja afatgjata për shtetin ku tranzitojnë. Një status që edhe pse me rrënjë te politika konfliktuale vendase, i bën ata të papërgjegjshëm për rrjedhojat afatgjata të diplomacisë së tyre në vendet që hedhin pas krahëve kur largohen. Kjo përbën një problem të madh nga se është një thuajse vendimmarrje që nuk ndëshkohet me votë dhe se do jenë shqiptarët që do vuajnë pasojat e reformave vërtet të ndërmarra nga politikanë shqiptarë, por të mbështetura dhe sponsorizuara fort nga diplomatë të huaj. Sikundër ndodhi edhe me reformën e Kushtetutës, pasojat e së cilës shqiptarët po i vuajnë sot, por do t’i vuajnë edhe nesër e pasnesër.

***

Pasardhësja e ambasadorit Borchard na thotë se, edhe pse nuk u zgjodh një president konsensual, nuk është dhe aq keq. Madje shpreh optimizmin se Nishani do jetë një president që do përfaqësojë “unitetin e popullit”. Dhe shton se pas kësaj, duhen bërë edhe reformat e tjera, si ajo zgjedhore, parlamentare, si dhe duhet thelluar lufta kundër korrupsionit. Se nga i buron ky optimizëm diplomates gjermane, vështirë ta thuash, por përvoja shqiptare e këtyre 20 viteve tregon se, me përjashtim të presidentit konsensual Alfred Moisiu, presidentët partiakë kanë mbështetur, në një masë ose në një tjetër, interesat e partive apo krahëve politikë nga kanë dalë. Mbi të gjitha, ata nuk kanë qenë të aftë të kontribuojnë në vënien në praktikë të parimit të ndarjes së pushteteve. Jo rastësisht, 20 vjet pas rënies së një sistemi pa drejtësi, pushteti i drejtësisë mbetet nga më problematikët në Shqipëri. E si mund të shpresohet që të ecë përpara reforma në drejtësi e bashkë me të edhe lufta kundër krimit e korrupsionit, kur koka e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, do jetë një person deri më sot besnik i një kryeministri dhe klani politik, që kërkon t’i shpëtojnë drejtësisë, duke penguar drejtësinë? Nuk është e vërtetë?! Në mos e bindshin alarmet e gazetarëve shqiptarë, Müler mund të rilexojë edhe një herë këto alarme të shprehura nga ish-ambasadori amerikan Withers, jo vetëm në disa letra të hapura, por edhe në kabllogramet e “Wikileaks”. E themi hapur. Krejtësisht ndryshe nga Müler, ne nuk jemi optimistë se Bujar Nishani do arrijë të sublimohet duke u shndërruar në një president që do të hyjë në konflikt (mjerisht s’ka rrugë tjetër për të ndalur autokratin Berisha) me Kryeministrin duke e penguar atë të caktojë kryeprokuror një besnik të vetin apo duke mos e lejuar të kapë edhe më fort pushtetet dhe institucione të tjera. Do të duhen vetëm pak muaj që të vërtetohet një gjë e tillë, që do dëshironim të mos ndodhte. Por nëse vërtet ndodh, si do ta justifikonte ambasadorja Müler optimizmin e pa themel, pra të cekët që shfaq sot? Jemi të bindur se sikur të ndodhej mes nesh mullixhiu prusian, që mposhti Perandorin, duke e kërcënuar se do ankohej në gjykatë, do qortonte bashkatdhetaren e tij Müler që, shekuj më pas, neglizhon aq rëndë parimin lirisjellës dhe shpëtimtar të ndarjes së pushteteve. Dhe Shqipërisë, e sfilitur nga autokratizmi dhe korrupsioni, i duhet më shumë një mullixhi si ai i Prusisë, që e ka kuptuar leverdinë e ndarjes së pushteteve sesa një diplomate si Müler, që nuk e ka kuptuar ende se edhe Gjermania e sotme ka si themel ndarjen e pushteteve që ajo e neglizhon hapur në Shqipëri. Ndërkaq vetëm një tjetër “Müler”, shfaqet plotësisht dakord me diplomaten Müler. Ky është Berisha, mullixhiu i autokratizmit, që e kupton se deklarata si këto të ambasadores Müler shpien ujë vetëm në mullirin e tij. Një mulli që ndryshe nga i prusiani, mund të përjetësohet jo nga ndarja por nga përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e “mullixhiut”.

Autor te 20 Qershor 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Luleza

    Bravo Andrea!. Shkrim me integritet.

  • Martin

    Nderkombetaret sic duket shohin vetem diellin ne Shqiperi dhe te tjerat u duken bukur. Nuk shikojne fare (apo sduan) se Berisha e ka mberthyer kete vend dhe eshte bere me keq se Enveri. Cdo gje e ben vete sipas mendjes se tij (qe se ka) dhe akuzon edhe te tjeret qe sduan te bejne sic thote ai. Nderkombetaret qe gjithmone jane me pushime dhe sduan tu prishen te bukurat pushime (pa i akuzuar per ndonje lek ne ndonje llogari menjane plus) vene e vine pa pare sec po ndodh realisht ne Shqiperi. Por skane dhe aq faj ata kur ne si popull si tregojme vendin udheheqesit tone te lavdishem.
    Andrea je i vetmi qe i thua te vertetat ne sheshin bosh te shqiptareve.

  • robert

    Z. Stefani oergezime per kurajon!

    Duhet te jesh sylesh e mendjemykur qe te mos shohesh e kuptosh qe BE eshte nje bashkim totalisht mbi baza interesi dhe si i tille ai smbart asnje vlere morale! Kjo per shkak te kontradiktes natyrore ndermjet te pares dhe se dytes.

    Si nje bashkim vullnetar i tille mbi baza interesi eshte totalisht i perligjur ne ate qe ai ben persa kohe ne kemi pranuar partneritet pa kushte me te. BE i intereson rajoni yne, pavaresisht integriteve morale qe perfaqesojne bashkesite njerezore dhe sistemet qeverisese te tyre, te shteteve qe perbejne rajonin. Kjo pasi si bashkim mbi baza interesi per ta ekzitenca varet nga tregetia e produkteve te tyre. Dhe rajoni yne, aq me teper me kerkesen e ulet nga pikepamja kualitative, eshte nje oaz qe garanton per BE statuquo-ne ekonomike. Bankat e tyre, shoqerite e tyre asigurative dhe imobiliare gjejne ne rajonin tone material jetesor qe garanton linearitetin e pasurimit ose ruajtjen e nivelit te qenesishem pasuror.

    Nga sa me siper BE, pavaresisht kortezise, here pas here le te kuptohet sesa me te vertete eshte interesuar per sistemet tona politike. Ky interesim pushon aty ku interesi i BE eshte i sigurte.

    Besoj se keto nuk jane te veshtira per tu pertypur. Vetem idiote te indoktrinuar a te shitur per interesa pasurore bejne sikur nuk e kuptojne kete realitet, apo me keq na etiketojne si marksiste apo enveriste.

    Per te gjithe ne vlen te zgjohemi. Te shohim pa lente dhimbjen e peisazhit ku jetojme, te degjome kujen e asaj qe jetojme, te reagojme me alergji ndaj kesaj qe na afrohet. Me zi se sot sbesoj se ka qene ndonjehere. Shqiperi e shitur ne prag te 100 vjetorit te ekzistences ligjore.

    Dhe se fundmi partneret e huaj edhe kur jane me te vertete dashamires ndaj nesh, priren kah percmimi kur na njohin mire. Kjo sepse ne e meritojme. Te pacivilizuar.

    Mos harroni te protestoni kunder gjakmarrjes qe i mori jeten asaj luleje ne 17 vjeteshin e jetes se saj fatkeqe. Protestoni dhe kerkoni denimin me vdekje per te gjithe ata qe vdesin te tjere, ata qe vjedhin e shperdorojne fondet publike si edhe ata qe drejtesine duan ta perdorin si arme ndaj kundershtareve-intriganteve.

  • besian bregu

    Si nuk mori vesh nje here ky Andrea(simon) Stefani se grrin uje ne havan. Ku pyesin ambasadoret e nderkombetaret per fjalet e Andrea Papandreas. Bile as Berisha s’do t’ia dije fare per ato shkrime, ku Stefani u nderron radhen fjaleve. Imunitet me te mire se shkrimet e Stefanit, Berisha nuk gjen dot. Mos paguhet nga Berisha ky person? Mua do t’me vinte te perzier ne se do te shkruaja çdo dite te njejtat gjera. Por ky shkrues medioker ka gjetur nje menyre per t’u pagauar. Buken e perditshme falna, o Zot!

    • adrian

      Besian (majlinda) Bregu mos trren mendja se gazetaret si Andrea Stefani do te lodhen se kritikuari tiranin Berisha vetem sepse kshu di zotria jote? More bythlepires i pushtetit detyra e gazetarve te ndershem eshte ta kritikojne deri sa te bjere nga kali ky vrases i qytetareve dhe shites i interesave dhe trojeve shqipytare. Te vjen keq dhe merzitesh o puthador i Berishes? Mos u merzit se e keqja me e madhe per ju nuk ka ardhur akoma. Lus Zotin qe Stefani dhe te tjere gazetare si Nano, Baze ,Vangjeli etj. te mos lodhen ne misionin e tyre çlirues. Sa per lehjet e tua more zagar i Berishes dihet qarte qe sduan tja dine.

  • kalorsi i zi

    Besian bregu, mbase Stefani thote te njejtat gjera ka 20-vjet po jane ne koherence sepse kemi 20-vjet qe po na skllaverojne te njejtet persona me te njejtat metoda. Por vetem ti o Shaqo Bregu nuk po e kupton nga te vjen i ftohti, rri aty dhe lutju zotit per buken e gojes dhe falendero Saliun qe te japi leje ta hashe.
    Une i them kesaj Znj, Muler ; Une kam ikur me ambasadat me endren qe do na vije demokracia ne shqiperi me vullnetin e Evropjaneve shume te dashur per te ndihmuar popullin e shume vuajtur shqiptar. HIPOKRIZI, me mire te na kishit lene te na vrisnin sesa keshtu.
    N Bonaparti tha ne fund ; nuk kisha ndermend te sulmoja Rusine por anglezet me shtyne, e njejta gje dhe per Hitlerin. Shpresojme Znj Muler qe gjermania te mos bjere preh perseri te konflikteve rajonale sepse do te ishte fatale per njerezimin.

    • Anton

      Gjermania po i jep sauditeve tank te tipit Leopard per te shtypur cdo kryengritje qe mund te beje ai popull. Ambasadoret e huaj jane te shkolluar dhe e dine shume mire se kush eshte Berisha. Syte nuk i kane ne bythe….

  • Edlira Sula

    Jam dakort me artikullin. U bene vite qe disa ambasadore tregohen shume te percipte mjafton qe ta kene mire me qeverine e radhes. Ata jane bashkefajtore per jo pak te keqia te tranzicionit shqiptar. Shpesh shohim qe nuk mbajne anen parimore por sipas koniukture. Ndoshta nga qe kane perparesi interesat e qeverive te tyre, ndoshta nga qe jane te korruptuar nga qeveria e radhes? Nuk di ta them me siguri. Por ato mijra qindra mije dollare qe dgjojme te paguhen per lobime lart e poshte duket se nuk po shkojn kot…

  • bledar

    Si perhere i sakte dhe i drejte Z. Stefani.

  • E Verteta

    E degjuat sot se cfar tolloviste edhe Eduard Kukan. Ne vedn qe te demaskoje kryeministrin qe rrembeu edhe postin e presidentit, ju turr Rames duke e bere fajtor sepse nuk i paska dhene Berishes nje emer kandidati. Mrojtja qe po i bejne disa europiane vicidolasit bie ere te keqe.

  • Koli

    mire more forumiste po si i behet me gjithe keto genjeshtra qe po na ndegjojne veshet nga te kater anet?

  • Kastrioti -Itali.

    Analize e drejte e Z Stefani.
    Ambasadoret jane ne Shqiperi qe te bejne interesat e tyre dhe pike. (mos prisni tjeter nga ata)
    Vetem NE te gjithe mund ta bejme vendin tone, por
    me pare duhet te largojme kete klase politike te korruptuar e te kalbur gjere ne palce.

  • reformer

    Bukur! Jam shume dakord me arsyetimet e tua Andrea. Por nga na tjeter lind pyetja c’mund te beje Muler ne nje vend ku mullirin ta marrin pa te pyetur fare dhe askush nuk proteston, pervec te zotit qe qan dhe te tjereve qe bejne sehir?

  • astrit

    Kam iden e plote qe Stefani e njef realitetin dhe zhvillimet e historise njerezore.Te mos shkojme larg, por ne aktualitetin e botes arabe:Para se te ngriheshin ata popuj,kunder diktatoreve te tyre ishin udheheqesit perendimore si Obama, Sarkozy, Berluskoni etj, qe i pershendesnin dhe i pergezonin per zhvillimet ne vendet ku ata sundonin si Egjypt, Libi, Tunizi.Ne momentin, qe ato po fillonin te merrnin rrukullimen, filluan ta kthejne pllaken keta udheheqes perendimore 180 grade. Prandaj zoti Stefani, se pari eshte i zoti i punes,qe e ngre gomarin nga balta,kur ku fillon te marre rruge ahere vijne te tjeret dhe japin nga nje dore te mire.Se keshtu si po vazhdojme dukemi si ajo qe thote pragmatisti jone i vecante Filip Cakuli: Rrini me qani burrin se une po shkoj ne dasem.Nuk vjen demokracia kur ke Saliun perpara,me Ram frikacakun dhe me historira pa fund qe vazhdojne te tregojne analistet,pa levizur bythet nga vendi.

  • pellazgu

    O z. Stefani po c’eshte ky shkrim pa pike dinjiteti xhanem?!
    Se kuptoj kete lloj ndjenje qe i lind ketyre analisteve (kryesisht te majte) si nje zhgenjim ku ka te pakten nje ose dy shkrime ne dite neper gazeta ku ata u kerkojne llogari ambasadoreve per qendrimet qe ata mbajne?! Jo po ku eshte tani Z.Borchard jo po Z.Arvizu tha keshtu po nuk e mbajti fjalen?!
    Ju analiste a ka mundesi mos te flisni ne emer te te gjitheve sepse e para nuk keni mandat dhe e dyta me keto shkrime mediokre transmetoni nje sens peshtjellimi tek ai qe ju lexon dhe drejtoheni, sa sinqerisht une si shqiptar u ndjeva shume i fyer me kete artikull.
    Po pse Arvizu do na zgjidhe problemet ne ketu o Stefan?! A ju shkon ndonjehere ne mendje se cfare mund te mendojne ata per njerez si ne qe e shohim njeri tjetrin akoma me egersine qe na transmeton instikti i mbijeteses?
    Po ti shikoje problemin ne thelb more Stefan mos u merr me c’tha ky e c’tha ai!
    Po c’fare e ke kete sens negativ qe te karakterizon per Shqiperine, po merre o burre shtruar. Evidento problemin, beji nje gjyq ketij vendi, drejtoje eliten dhe jepi ze asaj. Jo po Albanistan jo po Beristan! Po pse ore keq per batutat qe ju vine ne mend neper kafe jemi ne?!

  • Ardian Vogli

    Bravo Andrea! Te pergezoj per shkrimin. Keni ngel 2 a 3 njerez te vetem me integritet qe e thoni gjithmone te verteten pa u tut nga askush. Mos ja vini re pellazgeve se nuk jane gje tjeter vetem disa qenie te peshtira qe vrapojne gjithmone pas ushqimit. Te kritikosh publikisht pushtetin kerkon kurajo e guxim te madh qe ju e keni. Dhe jo vetem kaq por shkrimet e tua kane nje analize te tille paralajmeruese, matematikore e te nje stili aq te vecante qe veshtire se haset edhe ne shtypin e huaj. Je i preferueri im!

  • Tiranasi i lindur ne Tirane

    Te lumte Andrea! Njerez si ty i duhen sot Shqiperise. Mos u ligeshto nga komentet e disa sahanlepiresve. Ne perceptimin tim Shqiperia eshte nga vendet e fundit ne liste ku personeli diplomatik deshiron te te kryeje sherbimin. Per rrjedhoje edhe cilesia e shume diplomateve dhe eksperteve te fushave te tjera le shume per te deshiruar me perjashtin te ambasadorit Danez qe vertet i dhemb ajo çfare ndodh me Shqiperine dhe popullin shqiptar.