Francë, arrestohet pengmarrësi i katër personave

Policia franceze ka arritur të lirojë pas disa orësh personat e mbajtur peng në një bankë të Tuluzit, në Francë, ndërkohë që ka arrestuar edhe pengmarrësin e tyre. Frederik Tamisier, zyrtar i policisë rajonale, tha se pengmarrësi është plagosur gjatë operacionit për kapjen e tij. Autoritetet thonë se ai ishte një 30-vjeçar me probleme mendore në të kaluarën dhe ka pretenduar se nuk kërkonte para, por kishte vepruar vetëm për arsye fetare.

Burimet zyrtare thonë se personi i armatosur kishte hyrë në një bankë në Tuluz të Francës ku kishte marrë fillimisht 4 persona peng dhe sipas informacioneve paraprake thuhej se pengmarrësi kërkonte të negocionte me personin që kishte varrë Mohamed Merah,  i cili pak kohë më parë vrau tre fëmijë hebrenj dhe mësuesin e tyre, po në Tuluz.
Ndërkohë pas negociatave, fillimisht 30-vjeçari ka liruar dy nga pengjet, duke mbajtur dy të tjerët, të cilët arritën të ishin të lirë vetëm pas arrestimit të tij.
20 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 20 Qershor 2012. Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry