Greqi, krijohet qeveria e re, Rapanos në krye të financave

Arrihet marrëveshja mes tre partive kryesore greke. Në mbrëmje do të prezantohet kabineti qeveritar

Partitë greke kanë arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të re nën drejtimin e konservatorëve, që do të jetë një ekip “rinegocimi” për planin e shpwtimit të paraqitur nga BE dhe FMN.

Lajmi është bërë i ditur nga lideri i partisë socialiste greke, Pasok, Evangelos Venizelos, aleati kryesor i Nea Dimokratia, që fitoi zgjedhjet e së dielës së kaluar. Venizelos ka sqaruar se emrat që do të përbëjnë kabinetin qeveritar do të vendosen brenda mbrëmjes së sotme, ndërkohë që pritet që Antonis Samaras të bëjë betimin si kryeministri i ri i Greqisë.

Rreth orës 17:30, të ditës së sotme, ai do të takohet me presidentin grek, Karolos Paulias, i cili do t’i dorëzojë dhe detyrën.

“Greqia ka një qeveri dhe ky do të jetë mesazhi që ministri i Financave, të qeverisë paraardhëse, Zanias, do ti deklarojë Eurogrupit”, ka thënë Venizelos për gazetarët, ndërsa ka përsëritur që është “një turp”, që Syriza refuzon të marrë pjesë në qeveri.

“Gjëja më e rëndësishme nuk është krijimi i një qeverie, por formimi i një skuadre të negocimit kombëtar”, ka thënë kreu i PASOK. Për momentin mësohet se partitë politike greke kanë rënë dakort që në krye të Financave greke të vendoset Vassilis Rapanos, presidenti i Bankës Greke. Rapanos do të ketë një rol mjaft të rëndësishëm në marrëveshjet mes Greqisë dhe BE-së e FMN-së.

20 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 20 Qershor 2012. Botë, LAJMI FUNDIT. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry