Moss do të jetë pjesë e videoklipit më të ri të këngëtarit George Michael,”White Light”
Top-modelja e famshme Kate Moss, do të jetë pjesë e videos më të re të këngëtarit George Michael, duke realizuar kështu një ëndërr të vjetër të saj.
Super modelja do të jetë pjesë e videoklipit të këngës më të re të George Michael, “White Light”, ndonëse jo në rolin e protagonistes. Në rolin kryesor do të jetë dikush tjetër…një zebër, megjithatë për Moss kjo është më mirë se asgjë.
Në vitin 1990 Moss, në atë kohë një modele e re, kishte bërë disa prova për të qenë pjesë e videos së ‘Freedom’, një prej sukseseve të George Michael, por në atë kohë nuk u pranua nga produksioni për shkak të moshës së re dhe mungesës së eksperiencës.
Sipas “The Mirror”, Moss është një fanse e Michael dhe kjo e ka detyruar që të provojë sërish ta bindë aktorin ti besojë një pjesë në videoklipin e ri. Xhirimet pritet të nisin pas pak ditësh.
20 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)