Fier


Shtatë të arrestuarit për përfshirje në aferën korruptive  të dhënies së patentave abuzive nga ana e zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Fier do t’u komunikohet sot masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier. Ndërkaq, pritet që në gjykatë të paraqitet edhe titullari i këtij institucioni, Luan Baçi, ndaj të cilit është vendosur masa e pezullimit nga detyra. Shtatë të prangosurit, Emiljano Mone, Bujar Tahiri, Dilaver Shyti, Emiljano Bushi, Paskal Bello, Xhevahir Çaushi dhe Vladimir Nebiaj dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lëshuar leje drejtimi të automjeteve për persona që nuk kanë qenë të pranishëm në programet e përgatitjes teorike dhe praktike.


e.h.