THEIR DAY IS PAST

MONIKA SHOSHORI STAFA

There is still much old-style thinking in Albania, especially among politicians. But their day is past. History is on the side of people like you who understand the future and are working to get there….Please give my regards to my many friends in Albania”. - All the best, John L. Withers II

Zakonisht thuhet: “Your future is in the past”. Kështu shkruhet në librat e shenjtë, kështu thuhet në profecitë antike. Nëse doni të dini të ardhmen tuaj, shihni si ka qenë e shkuara juaj. Mirëpo letra e një miku të mirënjohur të Shqipërisë, emrin e të cilit hë për hë rezervohem ta përmend, më bëri të mendoj të kundërtën: “There is still much old-style thinking in Albania, especially among politicians. But their day is past. History is on the side of people like you who understand the future and are working to get there”. – “Ekziston një mënyrë të menduari e vjetër për Shqipërinë, sidomos prej politikanëve. Por ata i takojnë së shkuarës, dita e tyre ka mbaruar. Historia është në anën e njerëzve të rinj, që e kuptojnë të ardhmen dhe punojnë për ta arritur atë”.

Të jesh optimist në Shqipëri është e vështirë. Por nuk është e pamundur dhe nuk është as moralizuese. Gjatë një shekulli të shqiptarëve në shtetin e tyre tre protagonistë ka pasur. Dhe këta tre protagonistë janë larguar nga jeta politike kur ka dalë një brez i ri ose kur kanë ndodhur përmbysje të mëdha, lokale apo botërore. Në këtë qindvjetësh që Shqipëria e përkujton sivjet çfarë do të evokojë? Mbretin me afro 15 vjet autokraci, E. Hoxhën me 45 vjet autokraci dhe një protagonist të vetëm të dy dekadave të fundme, me dominim vetjak. Të gjithë të tjerët kanë qenë persona kalimtarë dhe episodikë, pa ndonjë rol ndryshues në jetën e vendit. Dhe kjo do të thotë se kjo është një dukuri e së shkuarës. Dita e tyre është prapa. Koha e tyre është prapa. Bashkë me qindvjetëshin, ky vend do të gjejë atë që kërkon prej një shekulli: mendësinë europiane, që në thelbin e vet ka ndërrimin e përsëritshëm të elitave politike, promovimin e vijueshëm të brezave të rinj me zotësi qeverisëse; në fund të fundit shmangien e monarkive të pashpallura, me presidentë mbretër si Mubarak-u i Egjiptit; me kryetarë shteti kolonelë si Gadafi i Libisë; me princër sundimtarë që qeverisin për të zgjatur jetën e tyre.

Miku i njohur i shqiptarëve, i cili në letrën e tij më shkruan se këto mendime mund t’ua ofroj edhe publikut shqiptar, shkruan më tej: “Many of the journalists who interview me ask if, in view of all the political difficulties, I am optimistic or pessimistic about Albania’s future. I am optimistic. And the primary reason for my optimism is that young, dedicated people like you remain committed to your country and its betterment”. – “Mund të jesh optimist për Shqipërinë nëse sheh brezin e ri të vendit, që i është kushtuar popullit të vet dhe do ta bëjë vendin më të mirë”. Kjo është filozofia e të qenët optimist në Shqipëri. Jo duke vlerësuar atë eksperiencë që njohim, sepse ajo eksperiencë është neo-otomane, anadollake, krahinoriste, autokratike, monokratike, mund të përmendësh çfarëdo cilësimi që të duash.

Të mendojmë për një çast vetëm një situatë: atë para zgjedhjes së kryetarit të shtetit. Po të renditen emrat që u përmendën gjatë tre raundeve të dështuara, që të gjithë thuajse ishin ndërmjet lumit Kir dhe lumit Valbona. Kaq shumë u ngushtua këndi i përzgjedhjes sa zona e parë operative që qeverisi Shqipërinë gjatë periudhës totalitare të na dukej luks. Në fakt, shteti shqiptar dështoi tri herë në këtë proces. Vetëm mendjet tejet të lehta mund të mendojnë se problemi u zgjidh. Tri shanset për një zgjedhje cilësore humbën. Mbetën vetëm dy shanset e zgjidhjes formale. Kjo është Shqipëria e sotme. Një Shqipëri ku i vetmi pushtet që del me votë të drejtpërdrejtë nga populli është parlamenti. Dhe ku për fat të keq edhe parlamenti është thjesht një çështje sasie, çështje numrash; jo cilësore. Të gjitha pushtetet e tjerë dalin me votë indirekte: qeveria doemos, presidenti prej ndryshimeve të fundme kushtetuese, krerët e agjencive kryesore kombëtare, diplomacia. Për të mos thënë se edhe pushteti gjyqësor sot kontrollohet prej votës indirekte.

Ka edhe vende të tjera në botë që qytetarët nxjerrin me votë vetëm pushtetin parlamentar. Por këta qytetarë kanë një tjetër të drejtë magjike në dorë: referendumin, që qëndron mbi të gjitha pushtetet, mbi të gjitha institucionet, madje edhe mbi Kushtetutën, dhe verifikon e qorton gabimet e qeverisjes. Këtë kulturë shteti shqiptar nuk e njeh.

Atëherë si të jesh optimist në këtë vend? Natyrisht, optimizmi vjen prej lëvizjeve të reja, por lëvizjet e reja, ngjajnë më shumë me etnocentrizma anakronikë, që nuk mund të hapin horizonte mendimi dhe pritjeje. Po të flasim për lëvizje mendimi, kjo do të ishte një pretendim i madh. Atëherë si të besosh në të ardhmen? Besoj, sepse rruga e këtij vendi është pa kthim. Besoj, sepse shteti shqiptar është gjithnjë e më i kontrolluar jo prej kushteve dhe tutelës, por prej standardeve europiane. Besoj, sepse objektivisht Shqipëria nuk mund të mbetet peng. E ardhmja nuk u takon elitave të vjetra. Elitat e vjetra e kanë ngrënë vetveten. Tani nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të plaçkitin edhe ca vendin e tyre. Ata e dinë se fundi po vjen. Ata e dinë se shqiptarët, kur revoltohen, nuk dinë se çfarë bëjnë dhe nuk e njohin as sensin e marrëveshjes. Pritet së afërmi përplasja e krizës greke në Shqipëri. Sistemi bankar në Tiranë është i dominuar prej bankave greke. Vendi në udhëkryq mund të shkojë edhe drejt vendimit “Në Europë pa euron”. Atëherë çfarë do të ndodhë me kursimet modeste dhe të trishtueshme të shqiptarëve? A nuk do të sëmuren edhe kursimet e tyre bashkë me dhrahminë greke? Po nëse Greqia do ta prekë fundin a nuk do ta prekin edhe rreth një milion shqiptarë dhe familjet e tyre në Shqipëri? Për ta përfytyruar më qartë duhet menduar se efekti i shthurjes së euros në Greqi do të jetë më i rëndë se ai i piramidave në Shqipëri. Dhe goditja do ta ketë valën e saj edhe këndej kufirit. Kriza, që autoritetet e Shqipërisë e kanë përjashtuar si faktor objektiv, po i vjen rrotull vendit si një fantazmë. Dhe kjo fantazmë do të prodhojë edhe revoltë. Dhe revolta do të bëjë pastaj atë që vetëm revolta mund ta bëjë: hapjen e së ardhmes. Prandaj mund të jesh optimist: sepse qoftë objektivisht, qoftë subjektivisht, një brez i ri po përgatitet të marrë në duar fatet e braktisura të një vendi që meriton shumë më tepër.

Autor te 20 Qershor 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • jondi

    Monika si kam presor Conen? Mi bej te fala

  • astrit

    Analiza dhe konkluzione te pa verteta dhe te gabuara.Autorja ben gabimin e madh ku njehson moshen e re me idete. Fatkeqesia e madhe shqiptare eshte se mosha e re, ketu ka formim arkaik oriental: Servilizem, dembelizem,injorance, qejflinj te rendomte. A eshte ngritur kjo rini e atrofizuar nga trute,ne ndonje revolte, vecanrisht ajo studenteske, kur vazhdon te perdoret e tashmja dhe e ardhmja e saj ne menyren me te shemtuar, nga bandat qe sundojne kete vend.Jemi njohur vec me nje kerkese te mjere, nga studente te Shkodres,(atje ku ne cdo 4 studente, 3 prej tyre e marrin diplomen QYL) derguar ajetollaheve te vendit Sali dhe Rama, qe ta kene me merak ajetollahun tjeter:presidentin.Tani me llogjik te ftohte, ndjejme, qe indirekt duhet ti jemi borxhli Enverit, qe na paraqiti ne sy te botes si nje diktature komuniste e nje vendi euoropian.Kurse bemat e katundarit mesjetar Sali na ekspozuan ashtu si paskemi qene per tere kohen 5 shekullore, te denatyruar dhe bastarduar deri ne gen: Nje vend dhe nje popull me nje mentalitet thellesisht oriental islamist mesjetar. Si do te fillojme te dalim nga ky rreth i pare, i ferit dantesk ,moj Shoshori?Pamvaresisht se kemi taborre te tere me shkrues, por kete asnjerit nuk ja mban ta thote.Shume shume ndonje shqiptare i mbare mund te kete ndonje ideal te mirefillte, por dhe ai teorik.Asnjeri nuk ka gjoks(sic ndodh normalisht ne vendet e tjere, aty dhe ne vendet arabe), te dale dhe te perballet me kete gjeme mesjetare, qe vazhdon ti marre frymen ketij vendi. Tufa jone mbizoterohet, vec nga instikte kafshore,ku per nje fjale goje asgjesojme njeri tjetrin,por kurre nuk e dha zoti, te perballemi dhe sakrifikojme,per te vendosur ne kete vend nje rregjim human.Ne te kundert, ne sa vjen dhe po na pelqen dhe me shume era e MUTIT.

  • Maksim Martini

    Me vjen keq por shkrimi ka shume pa saktesi dhe shume politike brenda tij. Nuk jane vetem 3 burra ne nje shekull Shqiperi, por ka edhe shume te tjere qe kane dhene kontribute te cmuara per kete vend. Brezi i vjeter nuk nderrohet automatikisht, por integrohen brezat gradualisht (duhet integrimi i brezave, kete na e thote dhe historia boterore). Une flas per brezin e vjeter ne kuptimin e mendesise dhe jo faktori moshe, pasi sot shohim djem te rinj me mendesi te vjetra dhe te pa formuar. Figura si Ismail Kadare (e te tjere ka sa te duash), pavaresisht se jane ne moshe te madhe por jane me mendesi dhe formim per ti pasur zili ti dhe une. Problem tjeter: Çuditem qe ti si gazetare e zonja, fillon dhe paragjykon krahinat shqiptare, jo nga kjo treve e ajo treve. Ky eshte mentaliteti dhe morali i ketij shkrimi dasia e shqipetareve? Nuk te falet. Fakti eshte qe Presidenti u zgjodh nga Gjirokastra e cfar mund te thuash tani zonje e nderuar! Lexoni pak kushtetuten italiane ku presidenti ne tre raundet e para zgjidhet me shumicen e votave dhe ne raundin e katert zgjidhet me shumicen absolute. Edhe ata e paskan gabim sipas llogjikes tende. Dhe me interesantja eshte se ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 u bene me shumicen e te gjithe deputeteve, kete nuk e shkruan ti. Edhe nje problem tjeter: Ju gazetaret po i beni nje sherbim te keq Shqiperise, gjoja jeni te pavarur por i sherbeni me devotshmeri politikes.E thua me kenaqesi se kriza po vjen, se vendi yt do te kete mjaft probleme.Jo kjo eshte gjuhe helmuese, ne vend qe te shtrosh alternativa.

  • besian bregu

    E ardhmja e Shqiperise nuk eshte as ne doren e te vjeterve, por as ne doren tende, znj. Monika, pasi ti je me e vjeter nga te gjithe. Sido qe te vije e ardhmja, kushdo qe te fitoje, edhe ata per te cilet punon e shpreson ti, veç merecenarizmit gazetaresk, asgje nuk do te lene ne dore, pasi je shume egoiste, shume cinike, sa edhe kur flet, skermit dhembet. Me vjen keq per ty, se mund te kesh ca aftesi per te shkruar, por i ve ne sherbim te gabuar. A nuk u sherbeni ju me shkrimet tuaja politikaneve me te vjeter? Sado te perpiqesh ti per karriere, te tradheton ekrani. Te mungon finesa, dliresia dhe pastertia femerore. Çdo gje e ben qe te dukesh se je dikushi, por e ke gabim. Nuk gezon simpatine e shikuesve. Mos u ndeh nga ca panagjirike, qe i shkruajne nje çete komentaresh te nje kuzhine, te fshehur pas anonimatit. Une jam i hapur dhe jo anonim. Kur kam lexuar shkrimet e para tuajat, thashe: ja nje gazetare e talentuar, por me vone perzjeve miell e krunde dhe s’ben asgje. Gazetaret e shquar boterore thone se, kush pi kafe ne mengjes me padronin dhe kush njeh vetem kulturen e padronit, ai nuk behet gaetar. Lazgush Poradeci, kur i shkonin krijuesit e rinj per keshilla, po te shikonte nje poezi te angazhuar, i pergjigjej: ti je borizan i partise. Dhe kur te thoshte ashtu, duhet te mblidhje cergat e te ikje. Kete e pesova dhe une. I shkova me nje cikel poezish, qe do t’i çja te gazeta “Zeri i rinise”(fitova çmim te dyte). I lexoi. Midis tyre kisha nje poezi me titull “Partia”. Me tha: me shume ndjenje kjo poezi, si ia arrite? U tregova i sinqerte: e kisha shkruar per nenen, qe me vdiq diten e provimit te letersise ne mature, i shpjegova. I ndrrova emrin. Ne vend te “Nena”, vura “Partia”. Me pa me shkrepetima sysh. “Ti je borizan i partise”, me tha dhe u kthye nga oxhaku. Miku, qe me shpuri deri atje, ma beri me shenje per te ikur. Ç’te zgjatem me. Me shume sinqeritet. Faleminderit per mirekuptimin.

    • Velecik Mali

      Une nuk e njoh personalisht Znj.Monika Stafa, por kam lexuar shkrimet
      studimore dhe publicistike te saj. Dhe me kane pelqy shume jo vetem per nivelin
      profesional, por edhe per temat qe trajton dhe dhe idete qe transmeton. M.Stafa
      eshte nji nga personalitetet ma te spikatuna
      te vendit tone te ketyre 10
      a 12 vjeteve te fundit jo vetem si studiuese me nji kulture
      shume te gjere dhe profesionalizem ne publicistike..

      Mjafton te kujtojme dy studimet e saj te botuara ne dy libra: Ceshtja e
      Shen Naunit dhe Monarkia kunde Republikes.Dhe keto te botuara disa vjet perpara
      per dy probleme akute qe kane te bejne me fatet e atdheut. Ne ceshtjen e Shen
      Naunit tregon se si u fal nji pjese e atdheut per interesa pushtateresh. Dhe
      sot pushtetaret falen nji zonet te tere detare me rezerva te medha nafte qe
      jane llogaritur me 500 miliard dollare. Me gjithe se Gjykata Kushtetuese e
      rrezoi kete marreveshje tradhetare te qeverise shqiptare, greket i kane shtri
      kufijte e tyne ne kufijte e marreveshjes dhe nuk lene varke shqiptarete
      lundrojen ne ujrat tona te ligjeshme.

      Ne studimin Monarkia kunder Republikes, trajton format e rregjimeve
      shtetnore qe jane eksperimentuar ne keto 100 vjet ne vendin tone. A nuk e
      perjetuam vete ne maskaraden e zgjedhjes se presidentit, zgjedhje qe kate beje
      me formen e rregjimit te do te sundoje
      ne Shqiperi ndofta per disa dhjete vjecare. Znj. M.Stafa u tregua largpamese
      dhe shumee pjekur per moshen e saj duke dhene alarmin parase te ndodhni
      keto.Kesaj i thone pjekuri studimore, profesionale dhe atdhetare.

      Kurse ju Z,Besjan nuk jepni asnji argument kunder ideve qe parashtron
      gazetarja e nderuar ne kete artikull,
      por veten shfryni mllefet tuaja qe nuk dihen se nga e kane burimin. Ju
      vetedemaskoheni kur thoni se per interesa karieristekeni shkelmuar nene tuaj
      per Partine dhe Sh. Enver. Mbas permbysjes e rregjimit diktatorial ne vendin
      tone, te gjithe komunistat ektremist dhe agjente e sigurimit ju bashkuan
      partise demografike dhe filluan ta shfrytezojne ate per interesa sic kishin
      vepruar gjthemone e duke e cue vendin tone drejte katastrofes.Ndofta kuptohet
      gjithe ajo urrejtje dhe ai mellef i juaji ne komentin tuaj.Dhe ne fakt ti
      perbalte veten.

      Gete thote ne nji poezi te tije: “Zot, ne qofte se ti zemrohesh dhe na
      kercenon me rrufe, do te thote se ti nuk ke te drejte”

  • reformer

    Ceshtja e te qenit optimist ose jo eshte nje ceshtje gati-gati stilistikore. Ne afat te gjate te gjithe jemi optimiste, sepse per shkak te ligjit te natyres te gjithe e dime se nje dite elita jone me shquar aktuale nuk do te beje me hije mbi dhe.
    Por cfare ngushellimi eshte ky? Problemi eshte se ne na duhet akoma te presim! Ose te lutemi qe fundi natyral i disa dinosaurve te vije sa me shpejt te jete e mundur!

  • besian bregu

    Zotit Veleçik Mali. Te mos ishe anonim do te besoja,do te debatoja, dmth komunikoja, por keta anonimet une s’i kam besuar kurre. Ata jane punonjes te kuzhines se forumit on line. Une isha dhe jam i hapur. Le ta vazhdoje Monika debatin dhe une do t’i pergjigjem. Ajo mbase s’me njeh fare, por une e njoh mire. I kam bere dhe nje here thirrje publike ne nje koment timin ne shtyp, te hiqte dore nga sherbimet mercenare, mos te kompromentonte talentin per sherbimet ndaj klases se vjeter. Duke qene i bindur se e vjetra shembet pa nam e nishan, i thoja dliresisht mendimet e mia dhe nuk ishte urrejtje, siç e paragjykuat ju. Keshtu qe fare i panjohur nuk jam per te. Ato libra qe shkruan ajo, ju siguroj se nuk i lexon askush ne Shqiperi. PADRON I BEN CA LESHIME PER TE BOTUAR CA LIBRA, QE NUK IA LEXOJNE AS ATA, QE AJO UA FAL, per ta perdorur inteligjencen e saj, jo aq te madhe sa e ben ti, gje qe e tregoi edhe ne promovimin e librit te fundit. Me gjithe ate une e ftoj ne debat me emrin qe kam. Nuk jam njeri anonim, sepse nuk dua t’i fsheh mendimet. Kini miresine dhe ju te shfaqeni me identitetin e vertete. Faleminderit ne se do t’me mirekuptosh. Keto mejdane, keto duele kane(intelektuale, te kuptohemi drejt, me shpatat e mendimeve, ama jo prej druri)

    • jeronin

      Te lumte, me pelqen shume komenti dhe e shoh ate si nje ndihme per Znj.Shoshori Stafa, megjithese e shoh te pamundur nga ana e saj ta marre kete ndihme, sepse qe nga mbiemri e kupton qe ajo eshte e dyzuar edhe ne familje.

  • jeronin

    C’fare gazetare je ti, perdor akoma emra anonim, kjo tregon pa aftesine tende per te shprehur ate qe mendon, dhe qe mentaliteti yt eshte anadollak dhe i vjeter. Nuk e lexova artikullin tend sepse fillon me anonim dhe besoj shume te tjere bejne te njejten gje. Eshte mbush vendi me plehra dmth me gazetare dhe llapaqene dmth analiste.