MOS I PRISNI PEMËT E MIA!

ARTAN LAME

Babai im zbriti në Tiranë në vitin 1958. Nuk zuri tokë pa leje, se asokohe fjala “pa leje” nuk ekzistonte. Megjithëse vinte nga fshati, nuk iu imponua qytetit, por përkundër, qyteti e zbuti dhe e shtroi ndën rregullat e veta. Ishte i ri, bëri shkollë, filloi punë, pastaj bleu një shtëpi të vogël në qytet. Megjithëse ishte koha e “pushtetit të punëtorëve që iu shtypte kokën pronarëve”, shtëpinë im atë e bleu nga një familje ish-pronare dhe me para në dorë. Në atë shtëpi linda unë. Ime më ishte e lindur dhe rritur në Tiranë. Ajo kujton që, për të rregulluar ato dy dhoma të shtëpisë së vockël, susta e krevatit gjatë ditës përdorej për të situr rërën e llaçit, ndërsa natën në të flija unë i porsalinduri. Unë e fillova jetën në Tiranë dhe shkollën në Shkollën Kosova, ndër më të vjetrat dhe të fismet shkolla të qytetit. E kishin ndërtuar italianët – pushtuesit pra – dhe e prishën shqiptarët në vitin 2000.

Unë u rrita në Rrugën e Elbasanit, duke lozur e harbuar mes shokësh nëpër Parkun e Liqenit që ne, banorët e atyre anëve, kishim fatin t’i ndodheshim fare pranë. Vite më pas, vazhdova gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, që edhe ky na jepte mundësinë që sa herë i shmangeshim ndonjë ore mësimi të vraponim lart nga Kodrat e Liqenit. Midis pemëve të larta e hijeshuma, ku lëviznin pensionistë të ngeshëm me nipër e mbesa dhe ku të dielave dyndeshim të gjithë tiranasit për të kaluar fundjavën mes pemëve dhe gjelbërimit.

Ishte diktaturë ajo kohë, e kish të këqija shumë, por tim atë dhe shumë të tjerë i ktheu nga fshatarë në qytetarë dhe parqet e lulishtet i çoi edhe atje ku s’kish as fije bari për be. Edhe pyjet i shtoi e i shumoi sa s’ka më.

Pastaj erdhi Demokracia. Në 20 vjet bëmë të gjitha ç’nuk kishin lënë pa bërë në 50 vjet. Premë pyje e shkatërruam shkolla e spitale, dogjëm stalla e plaçkitëm depo, e çuam vëndin në kuotën “0” dhe përtej saj madje. Ata që nuk kishin zbritur dot nga malet se Diktatura me pa të drejtë i kish mbajtur të mbërthyer aty, zunë të zbresin fushave e të rrethojnë qytetet. Por nëse një qytet mund të zbusë e të tresë brenda vetes çdo vit 100 apo edhe 1000 të egjër, po t’i sulen 10 mijë a 20 mijë në vit, s’ka ç’u bën më, do bjerë ndën barrën e tyre. Kështu u ngjau edhe qyteteve tona. Tirana që ia kish dalë të zbuste çdo vit 100 si im atë dikur, tani u gjend me 100 mijë të tillë tek portat. Dhe që s’i ndalonte më askush. Pasi prenë pyjet e maleve të tyre, shkretuan dhe zunë pa leje tokat përreth qytetit tim.

U përpoqëm t’u themi se nuk bëhej kështu kjo punë, se do dilnim të humbur të gjithë po vazhduam kështu, por s’na i vuri veshin njeri. Ndokund, kur dikush u përpoq të kundërshtonte e hoqën qafe fare. Mbaj mend një ish-pronar në Bathore që, kur kërkoi që t’i paguanin tokën e zënë me dhunë, i thanë: “Ti ke një djalë unë kam katër, do më vrasësh një por tre të tjerët do të të shuajnë gjithë shtëpinë”. Iku ish-pronari e s’u duk më.

Unë dua t’i ndihmoj ata të ardhurit që të mund t’i bashkohen qytetit tim. Ata nuk duan. Por edhe nëse duan, nuk i lënë. Ai që ju prin ka vetëm një mundësi që t’i sundojë dhe kjo është t’i lerë të egër. Po u zbutën ata, bëhen qytetarë dhe nuk e durojnë më t’i prijë ai.

Unë nuk kam shkuar të zë pa leje tokën e tyre atje në male (le që edhe po të doja, nuk do më linin, po do më përcillnin me një plumb ballit). Po ata, pse po vijnë e po zënë të gjithë tokën e qytetit tim?! Unë nuk kam qenë asnjëherë në malet e tyre për të prerë pemët e tyre. Edhe kur kam shkuar në malet ku ka pas lindur im atë, jam përpjekur të mbroj çdo pemë që mundja. Po ata pse po vijnë të më presin pemët e mia?

Ca vite më parë, një pjesë e Parkut të Liqenit u rrethua me një mur betoni. Muri ishte vërtet shumë i shëmtuar, por të paktën e frenoi për ca vjet prerjen barbare të pemëve. Në të gjithë botën, që nga kohët më të lashta, njerëzit kanë ngritur mure për t’u mbrojtur nga pyjet. Këtu u detyruam të ngremë mure për të mbrojtur pyllin nga njerëzit. E shihni sa keq ka arritur puna?! Tani edhe murin e betonit e prishën, edhe pemët i masakruan. Unë jam rritur me pemët e Parkut të Liqenit. Tani ata po vijnë të m’i presin edhe ato.

Edhe më keq madje. Kam parë dikur një dokumentar të vitit 1936, në të cilin shihej një malësor ndërsa po priste një pemë. Para se ta priste, bëri kryq e pastaj zuri sëpatën me dorë. Në atë gjest shihej sidoqoftë një lloj respekti i njeriut të malit për pemën. Ndërsa Pemët e Parkut këta të egrit e sotëm nuk po i presin, thjesht po i shkulin dhe thyejnë. Ju vënë fadromën t’i godasë e shtyjë derisa ato të gjorat pemë përkulen e jepen, derisa thyhen e shkulen. Pema është gjë e gjallë dhe meriton respekt, në mos tjetër për hijen e gjelbërimin që u ka dhënë kaq brezave atje në Park. T’i thyesh me fadromë, është si të vrasësh lopët në thertore jo me thikë a me goditje elektrike, por duke i goditur me kazmë në bark apo me çekiç nëpër kërcitë e këmbëve derisa të japin shpirt.

Rruga që thonë se do bëjnë, shkatërron edhe rrethimin e Parkut të Pallatit të Brigadave. Nëse italianët – pushtonjësit pra – nuk do të kishin bërë atë Pallat dhe atë Park, natyrisht që sot e gjithë ajo zonë do të ishte zënë me ndërtime, siç është zënë çdo centimetër në krahun tjetër të rrugës. Dhe, për të mos prishur capak ndërtime pa leje në atë krah të rrugës, do të shkatërrojnë rrethimin e Pallatit të Brigadave. Unë nuk kam shkuar atje në male të prish kopshtet tuaja. Po ju, pse vini e prishni monumentet e qytetit tim?

Në histori të njerëzisë sa herë është përballur qytetërimi me barbarinë, barbarët kanë fituar. Nëse ndonjëherë ka ndodhur ndryshe, kjo ka ngjarë vetëm kur edhe të qytetëruarit, për të mbijetuar, kanë përdorur mjetet e të egërve. Unë këtë nuk e bëj dot. Qytetërimi ynë nuk u tregua aq i fortë sa të fitonte mbi të egrit. Ndaj, meqë me dhunë nuk i mbaj dot, po përpiqem me mjetin që di, me të folur dhe të shkruar: Mos i prisni pemët e mia!

 

 

 

 

Në kohët e lashta, janë ndërtuar mure për t’u mbrojtur njerëzit nga pyjet, ndërsa këtu u detyruam të ngremë mure për të mbrojtur pyllin nga njerëzit

 

Unë nuk kam qenë asnjëherë në malet e tyre për të prerë pemët e tyre, që ata i prenë vetë; ndërsa ata, pse po vijnë të më presin tani edhe pemët e qytetit tim?

Autor te 21 Qershor 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • dario

    FLET TI, QE DUHET TE SHKOSH NE HAGE PER MASAKREN E PISHAVE TE GOLEMIT.

  • sebastian

    Eh mire e ke ti o Tano, po kur ra perandoria romake nga barbaret, ça mund te beje nje cope Tirane. Pastaj kesaj shtoi dhe babezine e mafies ekonomiko-politike per pasurim duke shkaterruar çdo gje. Pena jote ka efekt vetem te ata qe dine te lexojne e kuptojne shkaterrimin qe i behet vendit. Per fat te keq keta jane pak, e barbaret shqiptare te zbritur nga mesjeta e hershme e te pasuruar me grabitjet e sotme do vazhdojne te qete sundimin e tyre derisa te mos mbetet gje tjeter per te grabitur e shkaterruar, e atehere do vije shpetimi pasi ata te hane koken e tyre. Po deri atehere shpresoj qe njerezit si ty te mbijetojne nga kjo katastrofe.

    • jeronin

      ……. shpresoj qe njerezit si ty te mbijetojne nga kjo katastrofe… si mund te mbijetoje dicka qe si flluska e sapunit si Lame dhe ju

  • dario

    DUHET TE SHKOSH NE HAGE PER MASAKREN E E PYLLIT TE PISHAVE TE GOLEMIT.

    • ar

      Me pelqen refreni yt dario!

  • bobi

    o Lame sinqerisht me preke thelle me kete shkrim. vertet njeriu ndihet keq kur i rrembejne femijerine. aq me teper qe po shkaterrojne nje qytet aq te bukur si tirana. edhe pse nuk jam nga tr qe prej femijerise e vizitoj shpesh dhe e shoh si ka degraduar pa kthim qyteti me mire i konceptuar dhe i sistemuar i shqiperise, saqe kur vij dua te iki nje ore e me pare prej ketij tmerri urban. por ky fat po pret edhe vloren time te dashur dalengadale. po e masakrojne dite pas dite, po i zene frymen me hekur dhe cimento duke e kthyer ne nje betonville midis kodrave dhe detit, fale te cileve jetohet ende ne kete qytet. Nuk ke c’i ben Lame jetojme ne kohen e te egjerve. ky fat na ra. i vetmi shpetim si e the ti eshte qe te egjrit te zbuten, por per kete duhen disa dhjeteravjecare. do zoti e gezojne femijet tane. vazhdo dhkruaj Lame.

  • Fshatarja

    O Tan , se mos vetem pemet , po trotuaret e zena nga fshataret me presh e domate, po muzika e lokaleve ne katet e para te pallateve qe edhe kur mbyllen .veshet te bucasin MAKARENA MAKARENA, e c’te numerosh me pare. Tirana eshte kthyer ne nje qender fshati e asgje me shume.

  • antilamja

    çfare bejne keta more, ku kujtojne se jane; ne Golem?!
    Po iku ajo kohe, more edepseza, ku shkaterrohej pylli per te ndertuar vilat e tyre Artan L & Sh.
    Boll më, mos u beni si majmun! Mos kopjoni se eshte e papranueshme.
    Kane ardhur kohe te reja dhe te gjithe jane ndergjegjesuar per mbrojtjen e natyres, madie edhe ish shkaterruesit L & Sh, madie ata jene tashmë ne linjë te pare, natyrisht si dje ne shkaterrim.

    • gjergj

      Horrat e Saliut! Jane te kenaqur qe po zhduket nje cope qyteterim. Mbas liqenit, tha Xhemali do i versulen pjeseve te tjera te qytetit. Merruni me Artan Lamen, por pregatitni emigracionin per femijet tuaj sic be Lulzimi.

  • ar

    Pse nuk kontribuove zotrote per te patur nje ore e me pare planin urbanistik te Tiranes dhe ta mbroje me ligj?
    Ndenje aq shume ne karrigen e zv/ministrit sa kishe kohe te beje jo nje por 10 te tille.
    Apo ateher ishte me mire te ishin lejet rrumpalle…

  • http://www.facebook.com/hektor.hariz Hektor Hariz

    Perse lodhesh more Artan? Kujt i flet? Ceceneve apo Birishes? Ashtu si ato “pemet e tua”, mua me kujtohen ata 50 pelikanet e mi ne Lagunen e Nartes qe ti nuk i deshe, i debove si Zvendes/mininister qe ishje dhe mbi folene e tyre bekove Petroliferen….Apo ke harruar?

  • davidi

    “Unë nuk kam shkuar atje në male të prish kopshtet tuaja. Po ju, pse vini e prishni monumentet e qytetit tim?” Domethene ti i Lame e paske me maloket…
    Sa per rrugen ajo kalon mes Pallatit dhe Varrezave o do merrte pak nga te dy ose shume nga njeri. Peme jane prere e do priten por edhe do mbillen prape.
    Leri paravolite se e ke patur mundesine tende per te ndryshuar gjerat. Tani ik e pirdhu!

    • Pimpinella

      Pse duhet te ulesh sezben ne karrige qe te ndryshosh gjerat? Ju sehirxhinjte e Shqiperise, si keni shume te qarta idete!

    • reformer

      david, edhe po te shembet shtepia jote, mund te themi se shtepite ngrihen prape, ose edhe po te vritet nje njeri mund te themi se njerzit linden prape, nuk e kuptoj cfare argumenti eshte ky, ose ndoshta je pak deficent…
      ne fund fare po ne kete menyre mund te themi edhe per ty: ik pirdhu!

    • rospi

      prandaj nuk po ecim perpara,dikur bytha ka qen e rrumbullaket nga pordhat e shumta u nda ne mes
      Kush kuptoj kuptoj

  • BILL

    RRACIST I FLLIQET QYTETARIA E TIJ

  • SHKODRANI

    O NJERI I DALE BOJE.TE BAHET FYTYRA KUR DISKUTON SI FUND PESEMBELLJETDITSHI.JE SHUME I PAAFTE.MA MIRE RRI URTE OR BUDALL.

  • BASHKIM

    QEKE KATUNAR I VJETER TIRONC.pO VAKI MO I VJETER SE KINEZI.

  • arjeta

    Mendoj se ketu nuk eshte problemi midis “te egjerve” dhe qytetareve, ketu eshte problemi midis nje shteti qe nuk ekziston dhe qytetareve qe e mirembajne kete shtet. Se po te kishim shtet nuk do lejohej as te prishej, as te shkaterrohej gje, shteti e ka per detyre te hape vende pune ne ekonomi qe njerezit te kene c’te hane. Pajtohem me Lamen, qe shtetareve tane iu intereson kjo amulli e kjo katrahure, sepse keshtu i mbushin xhepat e veta plot.

    • Pegasus

      “Duke pritur barbaret” nga K. Kavafis”
      Çfarë po presim të mbledhur në shesh?

      Po mbërrijnë Barbarët sot.

      Përse një zhezhitje e tillë në Senat?

      Përse Senatorët rrinë e s’nxjerrin ligje?

      Barbarët do të mbërrijnë sot.

      Çfarë ligje do të votonin Senatorët?

      Kur të mbërrijnë, Barbarët do t’i bëjnë ligjet…

      • shqiptari

        Zoti Lame beri nje kritike,qe ne vetvete nuk qe e gabuar,por u realizua nga personi i gabuar.Kjo levizje e tij,e fryre mediatikisht,nuk eshte gje tjeter vecse nje manover per te sulmuar qeverine aktuale,nje hakmarrje,ne vazhden e vrerit te hakmarrjeve per humbjen e Bashkise.Trumbetimet e Zotit Lame ,pertej idealeve mireberese, flasin qarte per lojra interesash brenda kupoles politike,jo thjesht tek e djathta,por edhe tek e majta. Nuk besoj se Zoti Lame eshte kaq i paster dhe i qyteteruar per te bere kritike mbi barbaret qe na sundojne,djathtas dhe majtas. Ti je pjese e barbareve te majte,dhe mundohesh te na bindesh se je me i qyteteruar se te tjeret,ose minimalisht me pak barbar se te tjeret. Por per cfare duhet te me vije keq nuk eshte as per ty,as per pemet,sepse edhe po te ishin socialistet ne pushtet,ato perseri do te prisheshin. S na ben me pershtypje kjo !!! Realisht duhet te na vije keq se sa e monopolizuar nga partia opozitare eshte shoqeria civile ne Shqiperi. Mungon iniciativa,mungon liria,mungon sinqeriteti dhe na mbyt perversiteti,hipokrizia dhe lojrat false per pushtet perballe nje grykesie te shemtuar dhe shypese! Sa mire do te ishte qe A Lame dhe elita politike qe fshihet pas tij te mos ishin pjese e nje kritike te tille,Kritika se pari nis nga vetvetja,dhe me pas shtrihet tek tjetri.Kur s pranon gabimet e tua,si mund te presesh nga tjetri pranimin e gabimeve te tij. Dhe ne kete gjendje,perhere e me shume, sherri vazhdon…..

        • gjergj

          Rrofte LULZIM SHARRA!

  • Ermali

    Shkrim shume i bukur dhe sensibilizues,por e thene nga zoti Lame eshte hipokrizi.Do te ishte me e ndershme ta kishte nisur me nje MEA CULPA per ate cka ka bere ne Golem ai dhe klani i tij.

    • Gjergji

      Golemin e shkaterruan, privatizuan, shiten dhe ndertuan “pishtaret e demokracise”. Shikoni cfare kane bere ne komune te Shkallnurit, te Shkembi i Kavajes robt e Sales. Golemi te pakten ka fshatra turistike te cilet Saliu i privatizoi me dy lek e i ktheu ne shtepi te dyta per milioneret e tij.

  • Maksimi

    Te (pa) vertetat e shkrimit.
    Babai juaj nuk zbriti pa leje, por me lejen e partise more “shok”, se Tirana e Durresi shume pak banore vendas kane pasur. Çte benin te shkretet malesore qe ne asnje rast nuk i lejonin te zbrisnin ne qytete te Shqiperise se mesme por dhe mjeket, mesuesit e agronomet i dergonin nga jugu ne veri per te dhene “eksperience, kulture, dije”. Po si jua nxerr goja keto fjale more “shoku” Artan, e paskeni harruar diskriminimin qe i beri komunizmi veriut ne te gjitha drejtimet? Une jam nga nje qytet i Shqiperise se mesme (ose me qarte si ty fshatar i ardhur ne qytet). Po ju jap dy fakte interesante qe ju i dini me mire se une por nuk ju intereson ti shkruani: Ne kohen e diktatures kam banuar ne nje ferme. Çdo dite duhej te raportohej ne Kom.Ekz..te rrethit se sa metra ç’pyllezim eshte bere nga fermat dhe kooperativat e asaj kohe.Te gjithe pyjet u prene dhe mbilleshin grure a dicka tjeter. Ne vitin 1991 dola se pari ne jeten time ne Maqedoni. Ne dogane, ne pjesen shqiptare sikur i kishte rene zjarri, ishin prere te gjitha pyjet e ne ato kodra perreth kishte vetem rrenje druresh dhe kufiri pertej ne Maqedoni ishte parajse. Kam udhetuar shume si ne kohen e diktatures edhe ne keto vite. Kudo sot po rriten pyjet, po shtohet gjelberimi (shih afer nga Tirana ne Vore, Marikaj Maminas etj).Si e paskeni harruar parullen e E.Hoxhes:”Tu qepemi maleve e ti bejme pjellore si dhe fushat”? Ju i thoni te eger banoreve halleshume qe zbresin nga veriu per copen e bukes, e si duhet ti trajtojne emigranteve tane ne Rome a Athine hajt shporruni ne vendin tuaj se jeni maloke dhe nuk ka vend per ju. Jo “shoku” Artan ata nuk jane si ti qe vjell vetem vrer kunder bashkatdhetareve te tu per hir te pushtetit, karrikes tende dhe te shokeve te tu,.por ata i kane pranuar e nuk i kane diskriminuar. Ne Durres ku une banoj pas vitit 1997 diku deri rreth vitit 2003 kane ardhur banoret nga zonat veriore dhe me mundim te madh kane krijuar nje jete modeste. Por e shoh qe ju kane prishur rehatine ju bijve te bllokut .Kisha deshire qe ti te propozoje alternativa per akomodimin sa me te mire, te hapeshin me shume shkolla e spitale, te shtroheshin sa me shume rruge Edhe nje kuriozitet tjeter: Kur ju kandidonit per deputet ne zonen e kavajes ne vitin 2005, hapet nje grope te madhe (shume te madhe), besoj ju kujtohet, ne hyrje te rruges se Spillese dhe genjyet se do ta shtronit me asfalt pa asnje fond. Ajo rruge nuk u shtua nga ti por nga ai djali i Kavajes qe u be deputet, se ai nuk kishte fjale por vepra. Ka shume per te shkruar, per perrallat qe thoni çdo dite ju analistet e famshem, e qe helmoni kete popull qe ka hequr shume e shume nga eterit tuaj dhe sot po e shkaterroni ju.

    • qyfliu

      Shkrimi i zoterise eshte real dhe i goditur.Sa per ate kohen e diktatures,duhet te dissh mire se diktatura i ndertonte qytetet atje ku ishte puna.Pra me pare te gjente punen pastaj krijonte qytetin.Nuk po ti rreshtoj te gjithe por,Fieri,Lushnja,Kuksi,Ruibiku etjetj.Tani do tja shijojme lezetin ketij zaptimit te tokave te te tjereve ne Tirane e Durres.A ka shifra te sakta sa te papune ka Tirana?Ah po çdo familje ka njerez te punesuar ne emigracion.Kjo eshte zgjidhja.Ja po kthehen dita dites.Cdo te beje qeveria me ta?Ta them une pergjigjen?Do ti kete perballe.

  • rospi

    O NJEREZ si qytetar ,si fshatar, si malok,si katundar , si te jashtem, si te brendshem.
    E mban mend njeri institutin ose ndryshe KAMZEN E SOTME le ta vejne trurin ne mendime dhe ta kujtojne ate province kaq te bukur dhe sot nuk ke nje rruge atje te filloj dhe te mbaroj pa pengesa,ose shikojeni nga GOOGLE EARTH atje do ti shikosh gjerat nga lart ato gjera qe smund ti shikosh dot nga poshte.
    Nqs pret nje pish jashte shtetit denohesh pa gjygj me 2 vjet burg.
    Mos e zgjat edhe une shume por po them dicka u mesuam me rremujen dhe prishjen dhe tashti nuk na bejne pershtypje asnje gje

  • jeronin

    Kush ti beri tuajat ato peme, apo yt ate i solli nga Kolonja o racist dhe antishqiptar i qelbur, sa do te mundohesh nuk i ndan dot jug e veri, shqiponja jone do te jete per jete te jeteve dy krenare. Kur kishe pozite rrije si gjel siper mutit dhe nuk bere asgje per vendin, tani je muti vete, por mos shkruaj me se kuterbon ere haleje o hale.

  • Bekimi

    Si eshte e mundur qe gjithmone ndosh qe Shqiptari te jete armik me i madh i shqiptarit,apo ne kete rast fshatari fyen dhe ofendon vete fshatarin, sepse ketij te parit i duket vetje se eshte bere tashme qytetar( siq edhe e tha vete ).
    Z. Lame, une jam nje qytetar qe kam se paku 300 vite ne qytetin e gjakoves,dhe te percolla mbreme ne emisinonin “Shqip”, ne Top-Channel. I nderuar, jo qe nuk mu duke se je qyteteruar, por nuk te kishte mbetur as edhe nje element i virtyteve te fshatarit shqiptar. E vetmja gje qe pash ishte uurejtja e atij qe te cenon interesat ( lexo: lekun) personale.
    Turp edhe per Rudine dhe redaksine e Top-channel, qe ftojne nje njeri si ti, duke ditur masakren qe ke bere vet ne Golem te Durresit.

  • sedat

    ec more mut njeri