Peshkaqeni më i ngadaltë i Groelandës gjuan për viktimat e fjetura

Shpejtësia e peshkaqenit mund të jetë e kufizuar për shkak të temperaturës së ulët të habitatit të tij

Shkencëtarët arritën të masin shpejtësinë e species së rrallë të Detit të Veriut.

Peshkaqeni i Groelandës udhëton me shpejtësi minimale prej vetëm 0.34 metrash për sekondë, ose më pak se 1.600 metra në orë dhe kjo gjë mund të ndikohet nga fakti që habitati i tij natyror është tepër i ftohtë dhe një shpejtësi më e madhe mund të jetë e papërballueshme për të për shkak të energjisë që duhet të shpenzohet, bëhet e ditur nga një studim i ri mbi këtë specie.

Studimi vëren se edhe në rast se ky lloj peshkaqeni i ngadaltë përdor të gjitha forcat, sërish shpejtësia e tij nuk është e mjaftueshme për të kapur edhe peshqit më i ngathët. Konkluzioni i shkencëtarëve është që ky lloj peshkaqeni i zë pritë viktimave të veta dhe nuk i gjuan ato në një garë shpejtësie, siç bëjnë peshkaqenët e tjerë të oqeaneve.

Peshkaqeni i Groelandës njihej më parë si një specie e ngathët, por shpejtësia e ulët që rezultoi nga matja i habiti edhe vetë shkencëtarët.

Yuuki Watanabe nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Polare në Tokio, i cili mori pjesë në studim, tha se nuk merr parasysh përmasat e kësaj specie, atëhere vëren se ky është peshku më i ngadaltë që lundron në oqean. Ngathtësia nuk është një karakter i specieve grabitqare si peshkaqenët.

“Qe e vështirë të kuptohej se si kishte mbijetuar një specie kaq e ngadaltë në det,” thonë shkencëtarët. Hipoteza kryesore e ngritur nga studimi është që ky lloj peshkaqeni i ngathët përgjon prenë e tij në momente dobësie ose përgjumjeje.

Gazeta-Shqip.com, 22 qershor 2012

Autor te 22 Qershor 2012. Kuriozitete, LAJMI FUNDIT. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry