Arrestohen shtatë keqbërës për vepra penale të ndryshme

Foto ilustruese

Një hajdut xhepash, dy vjedhës kasetofonash makinash, dhe një shofer pa patentë që aksidentoi për vdekje një kalimtar, mes të arrestuarve.

1. Dje në mesditë nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi Roland Myslym Liti, 39 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të armwbajtjes pa leje.

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 24.06.2012,  rreth orës 02.20, në Rrugën Bardhyl, në një lokal lloto sport “Pro Bast” në pronësi të një shtetasi, është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të vjedhë këtë lokali, i cili sapo ka parë shërbimet e policisë dhe ka mundur të dalë nga dritarja e këtij lokali por më pas është kapur menjëherë nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të  Komisariatit Nr.4.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Vjedhjes.

2. Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë në bashkëpunim me  Komisariatin e  Policisë  Kuçovë bënë të mundur kapjen  e personit në kërkim Elios Eqerem Bejo, 28 vjec, lindur në Kuçove dhe banues në Tirane te Fresku. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga D.P.Q Tiranë, për veprën penale të Dëmtime të tjera me dashje.

3. U krye arrestimi në flagrancë po nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë i shtetasit Ermal Hyqmet Balla, 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Qemal Stafa”, sepse dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës tre  punonjës policie.

4. Për veprën penale të Vjedhjes, Komisariati I Policisë Nr.1 Tiranë bëri të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit Kledis Selam Hysa, 28 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë dy herë për vjedhje kasetofonash.

Arrestimi i tij u krye sepse në orën 16.00, në rrugën “Sotir Kolea”, ka vjedhur me thyerje kasetofonin e automjetit te tip “Benz 190 D”, me targa TR 3158 F dhe pas 200 metrash nga vendi i ngjarjes tek Disko Kalvin, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, së bashku me kasetofonin të cilin e kishte të fshehur në trup.

Nga hetimet e menjëhershme, ka rezultuar se ky shtetas është autori i kryerjes dhe të disa veprave të tjera penale të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.1.

- Me dt.08.06.2012, në rrugën “Dervish Hima”, është vjedhur me thyerje navigatori i automjetit me targë TR 9718 N, në pronësi të një shtetaseje.

- Me dt.20.06.2012, në rrugën “Dervish Hima”, është vjedhur me thyerje kasetofoni i automjetit me targa CD 0108 AA, në përdorim të një shtetaseje.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Vjedhjes.

5. Nga Komisariati i Policisë Nr.5 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klodian Besnik Zenullari, 31 vjec, banues në Kodër Kamëz Tiranë, i dënuar dy herë për vjedhje dyqanesh dhe banese.

Arrestimi i tij u bë në tregun e lagjes Kodër Kamëz u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë të Komisariatit nr.5 Tiranë, duke vjedhur në xhep shumën prej 700 lekësh një shtetaseje. Nga ana policisë shtetasit Klodian Zenullari i’u bë sekuestrimi i provës materiale të lekëve të vjedhura. Neni 134 i K.P.

6. U krye ndalimi  nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë i shtetasit në kërkim Ilirjan Ali Gjuni, 18 vjec, banues Paskuqan Tiranë, me arsim 8 klasë. I shpallur në kërkim, nga DPQ Tiranë, më datë 15.06.2012, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka dërguar urdhërin e dt.06.06.2012, për ekzekutimin e vendimit penal Nr.339/1A, dt.06.06.2012, të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka zëvendësuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

7. Nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore Tiranë u arrestua ne flagrance shtetasi Agron Elez Zylfo, 40 vjeç, banues ne Vorë Tirane. Arrestimi i tij u be pasi me dt.24.06.2012, rreth ores 15.45, ne rrugën dytësore te autostradës Vore-Tirane, afër Hotel “Nevada”, duke drejtuar mjetin veture “Audi A3”, me targe RE 54 SNJ, duke qarkulluar ne drejtimin Vore – Tirane, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Halit Elezaj, i vitl.1944, i cili ka tentuar te kapërceje rrugën për te dale nga njëra anë e saj ne tjetrën.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit fillimisht është ndaluar dhe me pas është larguar nga vendi i ngjarjes, ku mjeti është gjetur i braktisur ne rrugën dytësore te autostradës Vore -Tiranë përballe servisit “Volvo”  ne Gjokaj, ndërsa drejtuesi i mjetit është dorëzuar rreth orës 21.30, në DPQ Tirane. Mjeti veture “Audi A3” me targe RE 54 SNJ, u bllokua ne cilësinë e provës materiale.

Shtetasi Agron Zylfo, dyshohet nuk është i pajisur me dëshmi aftësie për drejtim automjetesh (pretendon se është i pajisur me dëshmi aftësie angleze për drejtim automjetesh). Neni 290/1 e 273 i K.P.

25 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 25 Qershor 2012. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry