Japoni, zile alarmi “grabitqare”

Nëse nuk zgjohesh në kohë, smartphone të merr para nga llogaria

Quhet Morning + aplikacioni më i ri dhe i çuditshëm i smartphone në Japoni, fal së cilit nëse nuk zgjohesh në kohë, rrezikon të humbasësh para nga llogaria, të cilat më pas do të shkojnë për bamirësi.

Sa më shumë orë humbet, aq më shumë të holla do të shkojnë në ndihmë të nevojtarëve. E nëse kjo metodë nuk do të arrijë t’i ngrejë gjumashët nga shtrati, atëherë do të vihet në zbatim plani B.

Rocketnews pohon se është duke u krijuar një zile alarmi e re për smartphone: për sa kohë nuk do të jeni larg banesës, ajo do të vijojë të bjerë pa pushim.

25 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 25 Qershor 2012. Teknologji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry