Champions League
Altin Manallari
Skënderbeu do të luajë ndaj Debreçenit hungarez, që ka dominuar futbollin e këtij vendi në dhjetë vitet e fundit. Ky është verdikti i dalë nga shorti i hedhur dje në mesditë dje në Nion të Zvicrës për “Champions League”. Në bazë të formatit, kampioni i Shqipërisë (Skënderbeu) do luajë në turin e dytë, i cili ka në përbërje 34 skuadra: 3 do të jenë fitueset që do vijnë nga turi i parë pre-eliminator dhe 31 të tjera të përzgjedhura në bazë të koeficientit që çdo shtet ka përfituar nga mbledhja e pikëve në 5 sezonet e fundit në Kupat e Europës. Sa më shumë ture të kenë kaluar skuadrat e një vendi, aq më i lartë është koeficienti, por kjo vlen pak për kampionatin shqiptar, skuadrat e të cilit edhe sezonin e shkuar nuk shkuan më shumë sesa dy ndeshje, pra një tur në kompeticionet europiane.
Fati i goglave – Klubi korçar ishte renditur në mesin e ekipeve të konsideruara si më pak kompetitive. Ai figuronte te pjesëmarrësit, që e nisin garimin në turin e dytë të Champions-it. Në këtë këndvështrim, bardhekuqtë rrezikonin që të përballeshin me ekipe mjaft të forta, të paktën teorikisht, duke filluar që nga Bazeli i Zvicrës, Slovan Liberec i Çekisë, Salzburgu i Austrisë, Dinamo e Zagrebit (Kroaci), BATE Borisovi i Bjellorusisë, Partizani i Beogradit (Serbi) e deri kampioni i Suedisë, Helsingborg. Të gjitha këto skuadra shiheshin (teorikisht) si më të forta sesa kampionia e Shqipërisë, ndaj urohej që shorti të ishte sadopak bujar me Skënderbeun. Sakaq, disi më të lehta për t’u kaluar do të ishin ekipe si: AEL Limasol (Qipro), HJK (Finlandë), Ekranas (Lituani) e Zestafoni (Gjeorgji).
Skënderbeu-Debreçen – Një short i vështirë ky për korçarët, pasi përballë tyre do të jetë skuadra më e suksesshme në këto 10 vitet e fundit në Hungari. Edhe pse për shqiptarët nuk është një skuadër e njohur, Debreçeni është një kundërshtar shumë i fortë. Një nga ekipet më të vjetra në Hungari, pasi është themeluar që në vitin 1902, por edhe më e suksesshmja në dekadën e fundit. Që nga viti 2000, ata e kanë fituar plot 6 herë kampionatin hungarez, në 2005, 2006, 2007, 2009, 2010 dhe tani në 2012 me 8 pikë diference nga vendi i dytë, Videoton. Debreçen renditet në vendin e 175-të në renditjen europiane. Megjithatë, arritja më e madhe e tyre daton në sezonin 2009/10, kur u kualifikuan për në grupet e Champions League. Në eliminatore fituan ndaj Kalmar, Levadia Tallinn dhe Levski Sofias. Ishin në grup me Liverpuli, Lionin dhe Fiorentinën dhe nuk arritën të merrnin pikë, por bënë një paraqitje të mirë sidomos në ndeshjen e parë në Anfield Road, ku u mundën vetëm 1-0. Sezonin e ardhshëm, ata arritën përsëri raundin e tretë në Champions, por u eliminuan nga Bazeli dhe u detyruan të merrnin pjesë në fazën e grupeve në Europa League, ku më pas nuk kaluan dot turin. Skënderbeu do të jetë skuadra e parë shqiptare që luan kundër Debreçen. Korçaret kanë ndërtuar një skuadër me kualitet, por shorti për ta ashtu si në vitin e kaluar, është përsëri i vështirë. Favoritë në këtë përballje konsiderohen hungarezët dhe një kualifikimi i korçarëve mund të quhej mrekulli. Skënderbeu do të kërkojë fitoren e parë, pasi ka vetëm dy ndeshje me dy humbje në këtë kompeticion. Debreçen nga ana tjetër ka luajtur 24 ndeshje Champions me 8 fitore, tri barazime dhe 13 humbje. Ndeshja e parë do të luhet në 17/18 korrik në Korçë, ndërsa ndeshja e kthimit do të jetë një javë më pas.
Bilancet
Skënderbeu kërkoi fitoren e parë, pasi ka vetëm dy ndeshje me dy humbje në këtë kompeticion. Debreçen nga ana tjetër ka luajtur 24 ndeshje Champions me 8 fitore, tri barazime dhe 13 humbje.
CHAMPIONS LEAGUE
Truri i dytë paraeliminator
SKËNDERBEU-Debreçeni
Maribor-Zheljezniçar
Žilina-Hapoel Kiryat Shmona
BATE Borisov-Vardar
Limassol-Linfield/Torshavn
Shamrock Rovers-Ekranas
Flora Tallin-Bazel
The New Saints-Helsingborgs
Helsinki-Reykjavik
Molde-Ventspils
Dudelange/Tre Penne-Salzburg
S. Liberec-Shakhter Karagandy
Ludogorets R.-Dinamo Zagreb
Neftcci PFK-Zestafoni
Ulises-Sheriff
Valletta/Lusitans-Partizan B.
Buduçnost -Sląsk Vroklav
* Ndeshjet e para luhen më 17/18 korrik, të kthimit më 24/25 korrik
EUROPA LEAGUE
Turi i parë paraeliminator
İnter Baku-Trans Narva
Senica-Budapest
TIRANA-Grevenmaher
Torpedo Kutaisi-Aktobe
Borac Banja Luka-Çelik Nikshiç
Baku FK-Mura
Elfsborg-Floriana
RENOVA-Libertas
Santa Koloma-Osijek
Jagodina-Ordabasy Shymkent
Diferdange 03-Runavik
Rozenborg-Krusaders
Myllykosken Pallo-47-Cefn Druids
Šiauliai-Levadia Tallinn
Bohemian-Thor Akureyri
Sarajeva-Hibernians
Tvente-UE Santa Koloma
Rudar Pljevlja-Shirak
FLAMURTARI-Budapest Honved
Dacia Çişinau-NK Celje
Suduva-Daugava
KuPS Kuopio-Laneli
Kalmar-Kliftonvile
Vikingur-Gomel
Hafnarfjördur-USV Eshen-Mauren
Lech Poznan-Zhetysu Taldykorgan
Ksazar Lankaran-Nomme Kalju
Birkirkara-Metalurg i Shkupit
Zeta-Pyunik
TEUTA-Metalurgi Rustavi
Olimpija Lubjana-Jeunesse Esh
EB/Streymur-Gandzasar Kapan
Saint Patrick’s-IBV Vestmanaeijar
Liepajas Metalurgs-La Fiorita
Jyvaskyla-Stabaek Fotball
Zimbru Çişinau-Bangor Siti
SHKËNDIJA-Portadaun
*Ndeshjet e para luhen më 5 korrik, të kthimit më 12 korrik
Turi i dytë paraeliminator
Tirana/Grevenmacher- Aalesunds
Renova/Libertas-Vikingur/Gomel
S. Koprivnica-Shkëndija/Portadaun
Viktoria Plzen-Teuta/Metalurg Rustavi
Anzhi-Flamurtari/Budapest Honved
(19/26 luglio)
*Ndeshjet e para luhen më 19 korrik, të kthimit më 26 korrik
Europa League
Nëse vlonjatët kualifikohet, luan ndaj Anzit të Hidink
Tirana me fat, jo dhe aq Teuta dhe Flamurtari
Tirana ka “peshkuar” modestët e Grevenmaher të Luksemburgut, pa asnjë titull të fituar në historinë e tyre si klub, Flamurtari do të përballet me hungarezët e Budapest Honvedit, ndërsa Teuta e Durrësit nuk do ta ketë të lehtë me gjeorgjianët e Metalurg Rustavi. Të gjitha skuadrat tona i luajnë ndeshjet e para në shtëpi.
Tirana-Grevenmaher – Tirana ka qenë skuadra më me fat në shortin e hedhur dje, pasi do të kenë përballë Grevenmaher. Kjo skuadër është themeluar në 1909, por vetëm pas viteve ’90 ka arritur të bëhet një nga skuadrat elitare në Luksemburg. Ka fituar vetëm një herë titullin, në 2002-‘03, ndërsa 7 herë ka arritur të renditet e dyta, dhe është shpallur dy herë fituese e Kupës së Luksemburgut (1994-‘95 e 2002-‘03). Grevenmaher ka marrë pjesë 9 herë në kompeticione europiane, por nuk ka mundur të kalojë asnjëherë një raund, por ka mundur skuadra si Rejkjavik 3-2, HJK Helsink 2-0 dhe Anorthosis Famagusta po 2-0. Bilanci i saj në Europa League është: 18 ndeshje me dy fitore, dy barazime dhe 14 humbje ndërsa Tirana në 20 ndeshje me 3 fitore, 5 barazime dhe 12 humbje.
Teuta-Metalurg Rustavi – Teuta do të ndeshet me Metalurgi Rustavi të Gjeorgjisë, një skuadër aspak e lehtë, por sigurisht jo e pakalueshme. Metalurgi Rustavi u themelua në 1948 dhe ka fituar vetëm dy herë titullin në Gjeorgji, ndërsa ka edhe një Superkupë. Ata kanë marrë pjesë 4 herë në kompeticionet europiane dhe në sezonin e kaluar arriti raundin e tretë në Europa League, ku u eliminua nga francezët e Stade Rene. Në 14 ndeshje në Europa League ka grumbulluar 6 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje. Janë një skuadër me një farë eksperiencë në Europë, në sezonet e fundit dhe kanë treguar se dinë të arrijnë rezultate. Rekordi i tyre është shumë më i mirë se ai i skuadrave shqiptare, përfshi dhe Teutën që në 10 ndeshje në Europa ka vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 8 humbje.
Flamurtari-Budapest Honved – Vlonjatët do të përballen me hungarezët, të cilët janë një skuadër me më shumë histori pasi ka pasur periudha të shkëlqyera në vitet ’50 dhe ’80/’90. Budapest Honved ka qenë ekipi i yllit më të madh hungarez dhe njërit prej futbollistëve më të njohur në botë, Ferenc Pushkas. Falë tij fituan 4 tituj në vitet ’50. Dekada tjetër e artë ka qenë pikërisht në fundin e shekullit të kaluar, ku fituan 8 tituj të tjerë edhe dy Kupa. Në total koleksionon 13 kampionate dhe 7 kupa. Nuk ka arritur të futet në fazën e grupeve në kompeticionet europiane, por ata kanë disa rezultate impresionuese ndaj skuadrave të mëdha në vitet ‘90-të. Hungarezët kanë më shumë eksperiencë se vlonjatët në Europë. Në 52 ndeshje kanë një bilanc prej 24 fitoresh, 10 barazime dhe 18 humbje. Ndërsa Flamurtari në ka 14 ndeshje ka 5 fitore, dy barazime dhe 7 humbje. Budapest Honved janë favoritet në këtë duel, por Flamurtari ka shanse për kualifikim. Nëse kjo ndodh, atëherë Flamurtari do të sillte në Shqipëri skuadrën ruse, Anzhi Makhachkala, të Samuel e to dhe të trajnerit Gus Hiding. Ndeshjet e raundit të parë të Europa League do të luhen në 5 dhe 12 korrik.
Tirana-Grevenmaher – Në 18 ndeshje në Europa League, Grevenmaher ka një bilanc prej 2 fitoresh, 2 barazime dhe 14 humbje, ndërsa Tirana në 20 ndeshje: 3 fitore, 5 barazime dhe 12 humbje
Teuta-Metalurgi R. – Bilanci i gjeorgjianëve në 14 ndeshje është 6 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje. Ndërsa Teuta në 10 ndeshje koleksionon vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 8 humbje
Flamurtari-Budapest H. – Hungarezët, në 52 ndeshje ka një bilanc prej 24 fitoresh, 10 barazime dhe 18 humbje. Ndërsa Flamurtari në 14 ndeshje ka 5 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje
