Lena është shumë seksi për kombëtaren gjermane

Federata Gjermane e Futbollit i ka tërhequr vëmendjen të dashurës së futbollistit Sami Khedira, për veshjen shumë sensuale gjatë qëndrimit të saj në stadium

Bukuroshja që i ka futur ‘frikën’ Gjermanisë ka një trup përrallor, është shumë simpatike dhe pas Europianit 2012 do të martohet me Sami Khedira, personi kyç në formacionin e kombëtares gjermane të Joakim Lëv. Ajo quhet Lena Gercke dhe është një modele gjermane. Pak kohë më parë Lena u shfaq gjysmë nudo bashkë me të dashurin e saj në kopertinën e revistës ‘GQ’ (versioni gjerman) dhe deri këtu mund të themi se gjermanët e mbyllën njërin sy.

Mirëpo, kohët e fundit, paraqitjet e saj në tribunë për të ndjekur nga afër dhe bërë tifo për kombëtaren gjermane dhe të dashurin e saj me veshje aspak të përshtatshme dhe tepër sensuale, kanë shqetësuar Federatën Gjermane të Futbollit, që i ka ‘tërhequr veshin’ bukuroshes të ndryshojë urgjentisht look.

Një përpjekje kjo për të ruajtur imazhin e mirë dhe disiplinën historike të kombëtares gjermane, por edhe një mënyrë për të qetësuar gratë apo partneret e futbollistëve të tjerë të Lëv, që duket se janë bërë shumë xheloze nga protagonizmin që ka fituar Lena në ndeshjet e Gjermanisë. Pritet vetëm të shohim ndeshjen e nesërme mes Gjermanisë dhe Italisë, nëse zonja e ardhshme Khedira do t’i ketë marrë parasysh këshillat.
27 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 27 Qershor 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry