Mjekët meksikanë kanë arritur të heqin me sukses nga trupi i një vogëlushi 2-vjeçar, një tumor që peshonte disa kilogramë më shumë se sa trupi i tij. Vogëlushi Jesus Rodriguez, i cili jeton në shtetin Durang, kishte lindur me një tumor beninj, që u rrit aq shumë sa përfshiu të gjithë pjesën e djathtë të shpinës së tij.


Sipas doktorit Gustavo Hernandez, drejtor në spitalin ku u realizua ndërhyrja e pazakontë, masa tumorale e hequr nga trupi i 2-vjeçarit rëndonte më tepër se pesha e trupit të pacientit. Gjithashtu, ai u shpreh se është hera e parë që që mjekët heqin një tumor që rëndon më tepër se pesha e trupit të pacientit.


Ndërhyrja për heqjen e masës tumoriale zgjati rreth 10 orë, por operacioni rezultoi i suksesshëm dhe fëmija po rehabilitohet dhe po i përshtatet peshës dhe jetës së tij të re disa-ditës, thonë mjekët.


Vogëlushi Jesus Rodrigues, pasi mjekët hoqën tumorin nga trupi i tij


27 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)