Çezare Prandeli


“Kur i mbyll sytë dhe ëndërroj, shikoj gjëra fantastike. Për ndeshjen kundër Gjermanisë ëndërroj një mbrëmje magjike. Kam gjithnjë dyshime në lidhje me formacionin, kjo do të thotë se janë të gjithë gati. Moralisht jemi mirë”. Çezare Prandeli flet për dyshime pozitive dhe për një skuadër në formë në prag të mbrëmjes me Gjermaninë. “Do të jetë një gëzim dhe kënaqësi e madhe të përballemi me Gjermaninë me synimin për të bërë një ndeshje të madhe. Jemi shumë të qetë, sfida është tërheqëse”. Atyre që i vënë në dukje dy ditët më pak të pushimit sesa gjermanët, trajneri italian i përgjigjet me një batutë: “Gjermania ka pushuar më shumë? Atëherë hajde të ikim në shpi…”. Ndërsa thekson se “Italia do të bëjë lojë të hapur, do të rrezikojmë, por s’ka zgjidhje tjetër”.


 


Ndeshje e madhe


“Do të jetë një gëzim dhe kënaqësi e madhe të përballemi me një skuadër të madhe si Gjermania, por jemi të qetë dhe të bindur se do të bëjmë një ndeshje të madhe”