
Lady Gaga dhe protagonizmi i saj nuk kanë fund, gjë që arritur kulmin në evenimentin ‘Video Music Awards 2010’, ku fustani i saj i bërë prej mishi të vërtetë e bëri gjithë botën të flasë me vete. Ndërsa së fundi, në turin e saj muzikor të Melbourne, Gaga tenton sërish të kthejë të gjithë vëmendjen nga ajo: vendos të performojë me një veshje tërësisht të ngjashme me atë të dy vjetëve më parë, duke përfshirë madje edhe këpucët.

Por, këtë herë mishi nuk është i vërtetë. Dhe gjatë performancave të shumta e të larmishme në skenë, nuk mund të mungonte një tjetër veshje klasike për stilin e Lady Gaga: reçipetat me armë zjarri (false, sigurisht).
28 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)