Propozimi nga Kofi Annan për një qeveri uniteti do të diskutohet në OKB.


Rusia dhe fuqitë e tjera të mëdha kanë rënë dakord të mbështesin të dërguarin e OKB-së për Sirinë Kofi Annan për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar si mënyrë për ndryshimin e regjimit politik në Siri. Diplomatë perëndimorë thonë se qeveria e propozuar do të përfshijë edhe anëtarë të opozitës, por nuk do të përfshijë figura që mund të cënojnë besueshmërinë e saj.


Ndërsa diplomatët perëndimorë thonë se presidenti Bashar al-Assad nuk do të jetë pjesë e planit, është  e paqartë se çfarë mendon Rusia mbi këtë pikë.


Rusia ka refuzuar deri më sot të pranojë idenë e ndryshimeve politike në Siri pa marrëveshje formale me regjimin Assad, një regjim kriminal që vlerësohet se ka shkaktuar me mijëra të vdekur mes popullsisë së vet në të tashmen e në të shkuarën.


Ndërsa Rusia ka mbështetur Assad, diplomatët perëndimorë janë të shqetësuar edhe për faktin se mungesa për një kohë të gjatë e stabilitetit politik në Siri mund ta zhysë këtë vend në një luftë civile me pasoja të konsiderueshme rajonale. Siria gjendet mes Arabisë Saudite dhe Izraelit dhe ka qenë pjesë aktive e konflikit Arabo-Izraelit gjatë dekadave të fundit.


28 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)