Aksident në Fushë-Krujë – Milot, 2 të vdekur, 1 i plagosur rëndë

Një aksidenti i rëndë automobilistik, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen në gjendje të rëndë të një tjetri, ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë – Milot. Sipas informacioneve të policisë, makina ku udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e saj. Si pasojë e goditjes, që mendohet të ketë qenë shumë e fortë, ka humbur jetën menjëherë drejtuesi i mjetit, shtetasi Robert Dangu, 35 vjeç si dhe pasagjeri i vendit të parë, 40-vjeçari Agim Bali.

Ndërkohë, ka mbetur i plagosur rëndë edhe 18-vjeçari Armand Dangu, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe sipas informacioneve paraprake ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të dëmtimeve të shumta. Mendohet se shpejtësia tej normave ka qenë shkaku kryesor i aksidentit, por policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet e mëtejshme për të zbardhur shkaqet që sollën ngjarjen e rëndë.
29 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 29 Qershor 2012. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry