Aktorja e “Shtëpiakeve të dëshpëruara”, Eva Longoria dhe vëllai i vogël i aktores latine, Penelope Cruz mësohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 16 muajsh që ishin bashkë.

Lajmi vjen vetëm disa javë pasi çifti kaloi pushime romantike në Spanjë, ku u shfaqën shumë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin. Eva dhe Eduardo filluan të dilnin bashkë pasi Eva i dha fund martesës 4-vjeçare me bashkëshortin e saj, basketbollistin e njohur amerikan Tony Parker. Më herët, çifti Longoria-Cruze ishin ndarë në muajin mars, por ishin ribashkuar sërish vetëm një muaj më vonë.


Sipas një burimi, ndarja ka ardhur në mënyrë të dyanshme dhe ata kanë vendosur që edhe pas kësaj të jenë miq. Pas përfundimi të sezonit të fundit të serialit shumë popullor ‘Shtëpiake të dëshpëruara’, Longoria duket se ka vendosur t’i kushtojë më tepër kohë vetes  dhe është shprehur se, fundi i këtij seriali shënon një faqe të mbyllur në karrierën e saj dhe gjithashtu një mundësi për të hapur rrugë të reja suksesi në kinematografi, në profesionin saj si aktore. Sipas Longorias, pas mbylljes së serialit, gjatë të cilit ishte mjaft e kufizuar në shumë gjëra dhe veçanërisht për të udhëtuar, ajo ndihet e lirë si një zog dhe e gatshme për aventura të reja.


29 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)