1. Mbrëmë, Specialistë të Seksionit Kundër Narkotikëve, në kuadër të Operacionit Policor “Markata”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Renaldo Gjovalin Dema, 33 vjec, banues ne Tiranë, i denuar me pare, per vepren penale “Plagosje e rende”.
Kapja dhe më pas arrestimi u realizua dje ne rrugen “Pandi Dardha”, nga ky seksion ne nje lokal ‘’Baste Live’’, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar ne nje çante te vogel, te cilen 33 vjecari e posedonte i janë gjetur 5 (pese) qese si ato te farmacive me 15 gramë bime ngjyre jeshile me ere dhe karakteristika si ato te bimes “Cannabis Sattiva.”
Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua :
- 15 gram me gjithe amballazhim bimë e dyshuar “Cannabis Sattiva”.
- 1 telefon celular.
- 3 000 lekë.
- 1 çante e zezë.
Neni 283 i K.P.
2. Po nga ky seksion u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
– Klevi Fatmir Prodani, 18 vjec , banues në Tiranë
– Mateo Roland Avrami, 22 vjec, banues ne Tiranë,
– Terencio Dini Plangarica, 22 vjec, banues në Tiranë, sepse rreth orës 11.00, ne rrugen “Artan Lenja”, tek Fusha Aviacionit gjate kontrollit personal te ushtruar ndaj këtyre shtetasve ju eshte gjetur nga nje qese farmacie e mbushur me bime me ngjyre jeshile e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me nga 3 (tre) grame seciala, me peshë 10 gram e cila u sekustrua në cilesinë e provës materiale së bashku me dy telefona celularë. Neni 283 i K.P.
Njëherazi, materialet hetimore dhe proçeduriale të përpiluara për këtë ngjarje do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
3. Dje, eshte bere arrestimi nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë ne flagrance per shtetesit:
- Elford Lulëzim Malliku, 22 vjec, banues ne Vaqarr, i proçeduar me pare per vjedhje.
-Levis Halil Lenja, 21 vjec, banues ne lagjen ish “Misto Mame”, sepse me date 28.06.2012, reth ores 02.00, ne rrugen “Fuat Toptani ”, ne bashkepunim me njëri tjetrin, jane kapur ne flagrance teksa kane tentuar te vjedhin kabellin e instalimeve elektrike te kesaje rruge si dhe kane tentuar te vjedhin dyqanin ne pronësi të një shtetasi. Ne cilesine e proves material u sekustrua nje leve hekuri dhe nje thike sharre prerese hekuri. Nenet 134/22 & 25 të K.P.
4. U bë ndalimi i shtetasit në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë Ardian Bedri Brija, 20 vjec, lindur ne fshatin Shemir Kukes dhe banues ne Tirane.
Ndaj tij Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshaur urdhërin e ndalimit si i dyshuar per vjedhjen e dy varese floriri të dy shtetasve. Shtetasi i mësipërm u kap në orën 15.00, në rrugën ‘Ndre Mjeda’, nga shërbimet e këtij Komisariati. Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Neni 134 i K.P.
5. Mbrëmë nga Komisarati i Policisë Nr.3 Tiranë u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasit P.P, 16 vjec, banues në Fush Krujë, lagja “Kastrioti”, i proceduar disa herë për vjedhje, pasi rreth orës 19.30, në rrugën “Don Bosko”, i ka vjedhur nga qafa një varse floriri një shtetaseje. Neni 134 i KP.
6. Dje Komisariati i Policisë Nr.6 Tiranë, është bërë arrestimi ne flagrance i shtetasit Dashnor Kadri Lilaj, 32 vjec, banues ne Tirane.
Arrestimi i tij u bë sepse dje rreth orës 08.30, në Unazë të Re, sepse dyshohet se ka bllokuar nje kamion, i cili do po hynte ne një firme private duke u konfliktuar për motive pronësie. Po ashtu më pas ka bllokuar edhe nje aks te rruges “Teodor Keko”, në Unazë të Re, duke bllokuar levizjen e lire te mjeteve si dhe ne menyre te dhunshme ka kundershtuar punonjesit e policise.
Gjithashtu filloi procedimi penal ne gjendje te lire, per shtetasit:
- Kadri Sali Lilaj, i vitl.1957,
-Violeta Hatë Lila , e vitl.1962,
- Nurie Qerim Lila, e vitl.1960, procedimi ndaj tyre filloj sepse kanë kundershtuar punonjesit e policise se rendit publik. Neni 236/1 i K.P.