Pas paradës së këtij viti, komuniteti Pink deklaron manifestim më të madh vitin e ardhshëm.
Disa shoqata që mbrojnë të drejtat e minorancave seksuale në Shqipëri deklaruan sot se kanë ngritur një grup pune për t’u përgatitur për një manifestim edhe më të madh vitin e ardhshëm. Në një njoftim për shtyp, thuhet se për shoqatat që mbrojnë të drejtat e Lesbikeve, Homoseksualëve, Biseksualëve dhe Transseksualëve, do të jetë viti i ardhshëm kur në Shqipëri do të organizohet parada e parë e vërtetë në Shqipëri.
“Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri priti sot takimin e parё konsultativ me organizatat e shoqёrisё civile nё Shqipёri dhe institucionet publike nё vend me qёllim nisjen e pёrgatitjeve tё koordinuara pёr organizimin e Paradёs sё Parё zyrtare nё mbrojtje dhe pёrkrahje tё tё drejtave tё komunitetit LGBT nё Shqipёri,” – thuhet në njoftim.
“Pas eksperiencёs pozitive nё organizimin e Festivalit tё Diversitetit nё Maj 2012, me pёrkrahjen e institucioneve tё pavarura tё tё drejtave tё njeriut, komunitetit LGBT nё Shqipёri, shoqёrisё civile, Qeverisё shqiptare dhe komunitetit ndёrkombёtar, Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri inicioi sot punёn pёr krijimin e Komitetit Organizator tё Parada e Tiranёs 2013, i cili do tё udhёheqё organizimin e eventeve dhe aktiviteteve, qё do tё kulmojnё me marshimin e Paradёs LGBT nё Bulevardin Dёshmorёt e Kombit,” – vijon më tej njoftimi.
29 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)
