
Emile Berliner, shpikësi i gramafonit
Teknologjia moderne, sipas të gjitha gjasave, mund të ketë arritur të ringjallë regjistrimin më të vjetër të botës në një disk gramafoni, duke u nisur nga një foto e shtypur në një revistë që i përket vitit 1890.
Studiuesit në Universitetin e Indianës, në fakt, kanë përdorur një sistem të kompjuterizuar për skanuar imazhin e një disku gramafoni, duke përdorur më pas një softuer të veçantë për rindërtimin e tingullit që ai mund të ketë prodhuar.
Siç thuhet në një deklaratë të universitetit, regjistrimi i në fjalë i takon pikërisht ‘babait’ të gramafonit, shpikësit gjerman Emile Berliner, i cili në regjistrimin në fjalë, që mendohet të jetë unik dhe i pari, me zë të ulët lexon një baladë të shkrimtarit klasik gjerman Shiler.
Sipas studiuesve, për ta ka qenë një surprizë shumë e bukur kur janë ndeshur me studimin e parë në botë për regjistrimit në gramafon, i botuar në një revistë shumë të vjetër në një bibliotekë. Kjo, pasi edhe më parë, përmes programeve të specializuara kompjuterike, ata kishin arritur të rindërtoni tingujt duke u nisur nga imazhi i disqeve dhe ky ishte një moment për të mos u humbur. Në rastin konkret flitet për diçka me të vërtetë të veçantë, pasi siç shprehen kërkuesit, ka shumë mundësi që të bëhet fjalë për regjistrimin e parë në histori përmes gramafonit.
29 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)