Vrasje për pak dynymë tokë në Qel të Pukës

Një konflikt shumëvjeçar në fshatin Mardhnac të komunës Qel të Pukës ka shkaktuar dy të vrarë dhe tre të plagosur. Konflikti është mes dy familjeve Markaj dhe Permarkaj, për një tokë disa dynym mes banesave të tyre. Mëngjesin e së premtes anëtarët e familjes Markaj po udhëtonin me një autobus, ndërsa po ktheheshin nga një vizitë familjare. Rreth 200 metra larg banesës së tyre kanë rënë në pritën e ngritur nga anëtarët e familjes Permarkaj, të cilët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi komshinjtë e tyre.

Për pasoje mbeti i vrarë në vend Paulin Markaj, 43 vjeç, i cili ishte edhe drejtuesi i autobusit te tij privat dhe vëllai i tij Hil Markaj 54 vjeç. Është plagosur rëndë Tone Markaj, 39 vjeç, bashkëshorte e një prej viktimave dhe Alfons Markaj 25 vjeç, nip i dy viktimave.

Policia gjeti të plagosur në vendin e ngjarjes edhe shtetasin Bardhok Permarkaj, 35 vjeç. Ai mendohet se është qëlluar gabimisht nga familjarët e tij gjatë pritës së ngritur komshinjve të tyre. Sipas policisë, e cila arrestoi edhe shtetasin Seferin Permarkaj, në pritë kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë. Rreth 70 forca policie nga Shkodra dhe Puka kanë rrethuar zonën e pyllëzuar afër banesave, ku mendohet se qëndrojnë të armatosur pjesëmarrësit në këtë masakër.

Dy familjet e mëdha kanë qenë të njohura për policinë. Vazhdimisht ata kanë patur përplasje të dhunshme mes tyre jo vetëm në Pukë, por edhe në Kamëz, ku sërish banojnë pranë njëra-tjetrës. Disa herë meshkujt e dy familjeve janë shoqëruar nga policia. Konflikti kulmoi me një masakër me disa viktima dhe me nevojën që shteti të ndërhyjë përfundimisht që ngjarja të mos përshkallëzohet.TCH

Autor te 29 Qershor 2012. LAJMI FUNDIT. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry