Djali i Lukashenkos takon Chavez me pistoletë në “brez”

Vogëlushi 8-vjeçar ka shoqëruar të atin në takimin me presidentin Hugo Chavez

Djali 8-vjeçar i Aleksandër Lukashenkos, i cilësuar si “diktatori i fundit i Europës”, ka “harruar” të linte pistoletën në shtëpi, kur ka shkuar për të vizituar bashkë me të atin, presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez.

Mediat venezualiane kanë publikuar disa foto ku duket qartë se vogëlushi mban në “brez” një armë, dhuratë e të atit.

Vogëlushi ishte fotografuar me një pistoletë të larë me ar, edhe më herët gjatë takimit me ish-presidentin rus, Dimitri Medvedev. “Ja ku kemi një trim që do të marrë komandën pas 20 apo 25 vjetësh”, ka thënë Lukashenko teksa i prezantonte të birin, presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez.

Lukashenko ka dy djem më të mëdhenj, Viktar dhe Dzmitry nga ish-gruaja e tij dhe një djalë të vogël nga një grua misterioze, siç shkruajnë faqet e shtypit ndërkombëtar. Muajt e fundit presidenti i Bjellorusisë ka marrë me vete 8-vjeçarin Nikolai thuajse në të gjithë takimet e tij jashtë vendit.

1 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Autor te 1 Korrik 2012. Ndryshe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry