Katie Holmes kthehet tek shtëpia e prindërve

I ati dhe e ëma e presin krahë hapur pas ndarjes me divin e Hollivudit, Tom Cruise

 Prindërit e Katie Holmes ndihen të trishtuar për fatin e martesës së të bijës me yllin e hollivudit, Tom Cruise. Martin e Kathleen e dinë që kjo do të jetë një periudhë e vështirë për të bijën, të cilën e kanë pritur me krahë hapur në shtëpinë e tyre.

RadarOnline ka raportuar se familja e Holmes ndihet keq, sidomos për të ardhmen e vogëlushes Suri. Tashmë Holmes do të jetë një nënë beqare, ndaj prindërit e saj janë të gatshëm ta ndihmojnë. Megjithatë Martin e Kathleen kanë rrëfyer se gjithmonë kanë pasur dyshime për lidhjen mes Holmes dhe Cruise, por e bija ishte e rritur dhe i merrte vetë vendimet për jetën e saj.

Prindërit kanë treguar se vitet e fundit kanë vuajtur teksa e shikonin të bijën të kontrollohej nga Cruise dhe ndiheshin sikur e kishin “humbur”. Por tashmë që martesa e tyre ka marrë fund, ata janë të kënaqur që Holmes do të rikthehet të jetë një grua e pavarur dhe e fortë, ashtu siç ka qenë pa Tom Cruise.

1 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 1 Korrik 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry