Bukuroshja 42-vjeçare është fotografuar me flokë të shkurtër dhe kaçurrela
Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka ndërruar shpesh look gjatë karrierës artistike, por vitet e fundit nuk ka eksperimentuar kurrë me flokët: i ka mbajtur gjithmonë të gjatë. Kështu që ka qenë një suprizë për fansat e saj në Santiago, teksa e kanë parë J Lo me flokë të shkurtër dhe kaçurrela, teksa dilte nga një spital pediatrik.
Lopez, 42 vjeç, me veshje sportive dhe model flokësh të viteve ’80, shoqërohej nga i fejuari i saj Casper Smart, 25 vjeç. Jennifer e Casper, të pandashëm prej disa muajsh, ndodhen në një turne në Amerikën e Jugut, i cili është çelur me një koncert gjigand në Panama City, në 14 qershor. Këto ditë Jennifer është parë me flokë të gjatë dhe onde, kështu që pyetja është: këngëtarja ka prerë flokët apo mban paruke a extension?
2 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)