Elbasan, shpërthim eksplozivi, policia nis hetimet

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Shoqërohen 12 persona në komisariat

Një shpërthim eksplozivi ka tronditur mesnatën e djeshme qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ Brigada 17 Sulmuese”, pranë kryqëzimit të Cërrikut.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se një sasi eksplozivi është vendosur në mes të dy pallateve duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një automjet i parkuar, si dhe disa apartamente që ndodheshin pranë vendit të shpërthimit.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, motiveve dhe autorëve të saj. Deri më tani janë shoqëruar në komisariat 12 persona, të cilët mendohet se kanë dijeni për ngjarjen, por nuk ka ende ndonjë të ndaluar apo variant zyrtar për pistat e hetimit.

3 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Autor te 3 Korrik 2012. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry