Rajoni Dyshues për Qeverinë e Re të Serbisë

Qeveria e re e drejtuar nga nacionalistët në Serbi ka ngritur shqetësime në vendet fqinje për të ardhmen e rajonit në BE.

Bojana Barlovac, Fatmir Aliu BIRN Beograd, Prishtinë

Qeveria e re Serbe, që ngjan me atë të viteve 90-të, është përshëndetur me kujdes nga zyrtarët në rajon.

Të enjten, presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikolic, i dha socialistit Ivica Dacic, më parë krahu i djathtë i Slobodan Milosevicit, mandatin për të formuar qeverinë e re.

Socialistët dhe Progresistët, që ndanë pushtetin në vitet 1990, kur anëtarët Progresist ishin radikalë, do të ju bashkëngjiten për të formuar qeverinë edhe përfaqësuesit e Rajoneve të Bashkuara të Serbisë.

Ivan Zvonimir Cicak, presidenti i Komisionit Kroat të Helsinkit thotë se marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë kanë filluar tashmë të prishen. Presidenti kroat Ivo Josipovic refuzoi të merrte pjesë në inaugurimin e Nikolicit, pasi Nikolici shkaktoi kundërshti duke e quajtur qytetin kroat të Vukovarit, ‘qytet serb’, ku kroatët e zhvendosur nuk duhet të kthehen.

Cicak kujtoi se Josipovic kishte vizituar presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodikun, edhe pse Dodik mbështeti bombardimin e vitit 1995 para parlamentit të Zagrebit.

Sidoqoftë, Cicak ka shprehur shpresën se nuk do të ketë ndryshime thelbësore në nivelin politik midis dy vendeve, sepse Dacic ka qenë numri 2 në qeverinë e mëparshme gjithashtu.

“Nuk ka rëndësi nëse është i pari ose i dyti [në qeveri] sepse është e njëjta politikë, por tani vetëm në një pako ndryshe,” tha Cicaku.

Ai tha se marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë janë të rregulluara nga Brukseli duke qenë se të dyja vendet janë në rrugën drejt integrimit në BE.

Vendimi që ish-aleati i Milosevicit të drejtojë qeverinë e re serbe ka shkaktuar shumë kundërshti në vendin fqinj Bosnjë dhe Hercegovinë. Të gjitha gazetat ditore kanë publikuar artikuj të gjatë, gazeta më e madhe në Bosnjë, Dnevni Avaz, titulloi një artikull “A po kthehet Serbia në epokën e Milosevicit?.

Profesori në Mostar, Mile Lasic ka shprehur pakënaqësi për qeverinë e re serbe dhe nuk beson se Serbia nuk meriton të drejtohet nga nacionalistët 20 vjet pas luftës.

“Kemi arsye të ndjejmë keqardhje për ata që po largohen nga skena politike,” tha Lasic.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka bërë thirrje lidershipit serb të njohë Kosovën si vend të pavarur. Edhe pse Kosova deklaroi pavarësinë në vitin 2008, për Serbinë mbetet ende provinca e saj jugore.

Autor te 3 Korrik 2012. Rajon. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry