Agim Hushi, koncert recital në Kavajë

Tenori 

Tenori i njohur Agim Hushi rikthehet në Shqipëri, këtë radhë për të mbajtur një koncert recital në qytetin e tij të lindjes. Organizuar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, koncerti do të mbahet nesër, në orën 20:30 në sheshin e qytetit, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë, Elvis Roshi. Tenori do të shoqërohet në këtë koncert edhe nga miqtë e tij, Manjola Nallbani, Jiang Tao i cili vjen nga Kina dhe Angjelika Qyfeku. Tenori Agim Hushi ka tashmë një karrierë ndërkombëtare dhe është një zë që ka dalluar dhe vlerësuar nga kritika ndërkombëtare. Shënon një sërë rolesh të rëndësishme, ndërkohë që ka ardhur në Tiranë për projekte të caktuara, përfshirë edhe koncertin “Tre tenorët”.

Autor te 5 Korrik 2012. Kulturë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry