Përvjetori i vetmuar i Tom Cruise

Ky ka qenë një përvjetor i vetmuar për divin e kinemasë Tom Cruise. Më datë 3 korrik ai mbushi plot gjysmë shekulli jetë, por megjithatë, nuk rezultoi të ishte një ditë e denjë për të festuar i lumtur 50 vitet e jetës së tij. Përhapja befasuese e lajmit për divorcin nga gruaja e tij, Katie Holmes, pasi qëndruan për 5 vjet të martuar së bashku, duket se i ka prishur të gjitha planet e aktorit për të celebruar këtë përvjetor kaq të veçantë.

Ai i ka ndërprerë xhirimet e filmit më të fundit në Islandë dhe është kthyer në shtëpi për të kaluar këtë ditë me dy fëmijët e adoptuar nga martesa me aktoren Nicole Kidman, Connor dhe Isabella. Por Cruise nuk arriti të takohej dot me vajzën e tij biologjike, Suri e cila pas vendimit të prindërve të saj për divorc, është duke ndenjur me nënën e saj, Katie në shtëpinë e prindërve të kësaj të fundit. Sipas një burimi të revistës ‘People’, planet ishin që ditën e 50-vjetorit të Tom ta kalonin të tre së bashku: Tom, Katie dhe Suri në Nju Jork, dhe më pas kishin vendosur që të shkonin në Kaliforni, ku do të kalonin pak kohë bashkë, plane këto që u hodhën në erë pas vendimit surprizë të Katie për të kërkuar divorcin.

Thuhet se Tom e telefonon shumë shpesh vajzën e tij 5-vjeçare gjatë ditës dhe e ka akuzuar atë që do të jetë tashmë ish-gruaja e tij, Katie Holmes se është duke e përdorur vajzën e tyre si armë në këtë çështje. Sipas ‘TMZ’, Katie po ja vështirëson shumë Tomit marrëdhënien me të bijën, qëkurse mori vendimin për t’i dhënë fund martesës me të.

5 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 5 Korrik 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry