Teatri Kombëtar çel konkursin e të rinjve

Shfaqjet 

Teatri Kombëtar ka shpallur të hapur konkursin për regjisorët e rinj për vitin 2012. Ata që duan të aplikojnë, do të kenë mundësi që deri në datën 10 gusht të dorëzojnë projektet e tyre. Për këtë vit, fondi i vënë në dispozicion është 3 milionë e 700 mijë lekë të reja. Në bazë të audicionit, do të shpallen përfitues projektet të cilat do të përzgjidhen mbi bazën e konkurrimit të paraqitjes së platformës regjisoriale dhe të spikatjes të një numri të konsiderueshëm të elementëve jo vetëm të artit skenik, por edhe të kostumografisë, skenografisë dhe regjisurës. Në përfundim të konkurrimit do të shpërndahen certifikata dhe do të vlerësohen me çmime artistët e rinj në aktrim, skenografi, kostumografi dhe regjisor. Artistët e vlerësuar me çmime do të angazhohen dhe përfshihen si pjesë e projekteve artistikë vjetore të Teatrit Kombëtar. Gjithashtu të vlerësuarit në këtë kompeticion do të angazhohen në role të dyta apo impenjime të tjera që do t’u ngarkohen nga institucioni i TK-së për sezonin artistik 2012-2013. Ndryshe nga vitet e kaluara, projektet që do të përzgjidhen nga juria, do të vihen në skenën e disa teatrove vendorë në vend, për ta finalizuar me javën teatrore, e cila do të zhvillohet në muajin dhjetor 2012 në sallën e Teatrit Kombëtar, Teatrit Kombëtar të Komedisë dhe Teatrin e Metropolit.

 

Autor te 5 Korrik 2012. Kulturë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry