Mjeket merrnin para për të dhënë kempin. Hetimet kanë nisur prej disa muajsh
Pezullohet nga detyra drejtoresha e spitalit psikiatrik të Vlorës, Antonela Aga. Ndërkohë që fatin e saj e kanë pasur edhe dy mjeket: Diana Vrahimuço dhe Shqiponja Rrapi. Sipas burimeve policore bluzat e bardha akuzohen se kanë kryer abuzime në dhënien e të drejtës së kempit, personave që nuk e meritonin kundrejt pagesave të majme. Gjykata e Vlorës ka vendosur sot pezullimin nga detyra dhe detyrim paraqitje deri në përfundim të hetimeve për drejtoreshën Antonela Aga dhe dy mjeket: Diana Vrahimuço e Shqiponja Rrapi. Drejtoresha akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa dy mjeket akuzohen për falsifikim dokumentesh. Operacioni i koduar ‘Kartela’ u finalizua pas një hetimi disa mujor nga Task Forca e Prokurorisë Vlorë dhe antikrimi ekonomik.
5 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)