Kapen 3.8 kg drogë pas gjashtë muajsh hetimesh. E shisnin te Blloku.
Policia e Tiranës arrestoi sot disa shpërndarës marihuane në Tiranë, disa prej së cilëve ishin nga Gjirokastra, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Operacioni me emrin në kod “Triss I” arrestoi Jashar Enver Kiptiun, 31 vjec, nga Durrësi, Arben Haxhi Daci, 43 vjec, dhe Luan Fiqiri Meidani, 47 vjec, banues në Gjirokastër.
Arrestimi u krye në rrugën e Kavajës ku u kapën edhe 3.8 kg. lëndë narkotike.
“Gjatë hetimit në ngarkim të tyre, hetim i cili është shtrirë për një periudhë 6 mujore, ka rezultuar se këto shtetas në bashkëpunim me njëri tjerin tregëtonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në zonën e ish Bllokut, ku shtetasi Jashar Kiptiu është proceduar disa herë po për këtë vepër penale,” – thotë policia.
6 Korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)
