Partia Socialiste prezanton programin e saj politik për çështjen e minierave
Partia Socialiste ka prezantuar në Prrenjas programin e saj politik për çështjen e minierave. Takimi është zhvilluar përpara ish-depove të produktit që grumbulloheshin nga minierat e kësaj zone, dhe që sot janë jashtë funksionit. Deputeti socialist i zonës, Taulant Balla, u shpreh se në themel të programit politik për minierat është statusi i minatorit, ndërkohë që nuk ka kursyer akuzuat nga kryeministrit Sali Berisha duke thënë se minierat shfrytëzohen nga të afërmit e tij dhe se minatorët jetojnë në varfëri të plotë, ndonëse jetojnë mbi pasuri nëntokësore.
“Përrenjasi, Rrajca, Qukësi kanë në hapësirën e tyre në sipërfaqen e tyre disa miniera shumë të rëndësishme. Nuk e di se kush janë ata që administrojnë sot minierat e këtij rrethi. Sot pjesa më e madhe e minierave janë kthyer në mjet pasurimi për individë të caktuar që nuk e dinë kush janë. Një minierë thonë që e administron vajza e Sali Berishës dhe siç thotë populli: ‘Ku ka zë, nuk është pa gjë’. Një minierë tjetër administrohet nga një shërbëtor tjetër i Sali Berishës”, tha Balla.
Ndërsa Sekretari i Programit Politik, Ilir Beqja tha se Shqipëria është një vend i pasur me minerale, por keqmenaxhimi i tyre ka bërë që shumë minatorë të jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Nga ana e tyre, minatorët kanë kërkuar një zgjidhej reale për statusin e tyre, pasi jetojnë në kishte të vështira ekonomike. Ata thonë që janë mjaft të diskriminuar nga qeveria dhe neglizhenca e saj në zgjidhjen e disa kërkesa me jetike për ata.
6 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)